Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen mes Beneventos dhe Turris, e përfunduar në shifrat 3-2 në Serinë C në Itali. Në mesin e pjesës së dytë, futbollisti i Turris, De Felice, shënoi një gol spektakolar nga gjysmëfusha, por iu desh shumë kohë për të bindur arbitrin që të akordonte golin.
Topi kaloi portierin, shkoi në fundin e rrjetës në të cilën ishte një shtyllë e vendosur dhe më pas topi doli menjëherë nga fundi i portës pasi goditi shtyllën. Arbitri për një moment mendoi se topi nuk kishte hyrë në rrjetë, ndërsa skena komike ishte kur lojtarët e Beneventos vazhduan të luanin sikur të mos kishte ndodhur asgjë me në krye portierin, që pa gjithçka nga afër dhe bëri sikur topi nuk kishte hyrë brenda.
Më pas vijuan protestat e shumta nga lojtarët e Turris, disa morën kartonë të verdhë dhe pas gati pesë minutash kaosi, arbitri i katërt konfirmoi se topi kishte hyrë në rrjetë dhe goli u njoh. /Sport Ekspres/
Shkëlqim Hajdari, është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…
Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet, është parandaluar në Vrinë të Bashkisë Konispol.…
Princ Leka dhe Blerta Celibashi, pritet të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh. Burime pranë…
Ditën e sotme, nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Shqipëria…