sport

VIDEO / Tigri “pushton” arenën katalanase, Barcelona gati për prezantimin e talentit brazilian

Pritjes i ka ardhur fundi dhe në orën në vijim, “Katalanasit” e Barcelona do të prezantojnë 18-vjeçarin e talentuar brazilian, Vitor Roque, si lojtarin e tyre më të ri, lojtar, i cili pritet të shtojë jo pak cilësinë në sulmin e “Blaugranave”, sidomos në një kohë kur Raphinha e Leëandoëski, nuk jo japin më si dikur.

Mirëpo, para prezantimit, një ngjarje komplet e pazakontë ka nodhur në “mitikun” spanjoll të “Camp Nou”, teksa në një video, të postuar nga “Katalanasit” në rrjetin social, “X”, shihet që nëpër stadium sillet i lirë, një tigër.

Ndonëse mund të duket e çudtishme apo e frikshme, tigri lidhet me prezantimin e 18-vjeçarit brazilian, i cili në vendin e tij njihet me nofkën “Tigri” e mesa duket ky detaj nuk i ka shpëtuar as “Blaugranave”, të cilët kanë vendosur t’i bëjnë një mirëseardhje spektakolare “yllit” të tyre të ri.

Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e Vitor Roque, Barcelona derdhi plot 40 milionë euro, në arkat e skuadrës braziliane, të Athletico Paranaense e përsa i përket performancën në fushën e blertë, 18-vjeçari arriti shifra “të frikshme” këtë sezon, teksa në 45 paraqitjet e zhvilluara për brazilianët arriti të shënojë plot 21 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime. /abcnews.al

të fundit

Albana Vokshi: Më 10 shkurt nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Albana Vokshi ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në…

19 seconds ago

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për…

6 minutes ago

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike

Në kuadër operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në…

34 minutes ago

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

Ditën e sotme, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Grupi…

1 hour ago

Gjuajtjet e penalltive në SHBA ’94, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën

Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar…

1 hour ago

VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI)

Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar…

2 hours ago