sport

VIDEO / Tifozi i Liverpoolit futet në fushë, por ‘goditet’ në kokë nga Nunez dhe Konate

Pasi Liverpooli shënoi golin e epërsisë kundër Arsenalit në FA Cup, një tifoz vrapoi në fushë për të festuar me lojtarët e tij, por festa nuk i shkoi aq mirë.

Liverpool fitoi 2-0 si mysafir i Arsenalit dhe përjashtoi rivalin e tyre të madh nga FA Cup.

Fitorja është veçanërisht e “ëmbël” për tifozët, sepse Arsenali dominoi, Liverpooli priti rastet dhe në fund ndëshkoi gabimet e Topçinjve.

Reds kaluan në epërsi në Emirates në minutën e 81-të pas një gjuajtje të lirë ku Jakub Kiwior shënoi me kokë në rrjetën e tij.

Futbollistët mysafirë e festuan me pasion golin dhe iu bashkua një tifoz që vrapoi në fushë. Por në momentet e çmendurisë mes lojtarëve as që e dinte se do të fitonte një mal goditjesh në kokë.

Në gjithë atë eufori, Darwin Nunez dhe Ibrahima Konate e kanë goditur me gëzim tifozët në kokë dhe ia kanë bërë të mos e harrojë kurrë këtë moment.

Konate, i cili edhe e “përfundoi” breshërinë e goditjeve, ia hodhi në fund kapelën që e kishte tifozi në kokë.

Ky tifoz ndoshta do ta kujtojë ndeshjen gjatë, pasi mund të marr një dënim të madh, pasi anglezët janë strikt në këtë pjesë. /Telegrafi/

të fundit

Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme…

10 minutes ago

Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares

Myrto Uzuni, është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat…

43 minutes ago

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

Ditën e sotme, një rrëshkitje dherash ka ndodhur në zonën e Currilave, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke…

1 hour ago

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar

Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes…

2 hours ago

Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha

Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar  në emisionin “Breaking” në Top News, deklaroi se i vjen keq që Partia e…

2 hours ago

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura

Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit. Sipas…

2 hours ago