Takimi mes Flamurtarit dhe Vorës, i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores, u shoqërua me skena aspak sportive.
Pas golit të vlonjatëve në minutën e 34-t, në stadium nisi një valë tensionesh që çoi në përjashtimin me karton të kuq të drejtorit të Vorës, Bazjon Tragaj, nga gjyqtari Kreshnik Barjamaj.
Shkak i situatës u bë një përplasje verbale në distancë mes Tragajt dhe tifozëve të Flamurtarit.
Pamjet televizive e fokusuan drejtuesin e Vorës teksa reagonte i irrituar nga tribuna, ndërkohë që Alfred Ferko, pjesë e stafit të Flamurtarit, ndërhyri për ta qetësuar.
Përshkallëzimi i momenteve të tensionit detyroi edhe policinë të ndërhynte në tribunë, për të shmangur incidente të tjera dhe për të rikthyer qetësinë.
Pas pak minutash ndërprerjeje, ndeshja vijoi normalisht.
Dy skuadrat ndodhen në betejë të drejtpërdrejtë për mbijetesë, me Flamurtarin që aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të renditjes, çka e rrit ndjeshëm presionin dhe nervozizmin në çdo takim.
Një zjarr i madh shpërtheu të premten në tragetin Ro-Ro BLUE CARRIER 2, ndërsa lundronte në veri të Mykonosit dhe…
Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar më 16 shtator me 25 vjet burg në procesin për krime lufte, përballet…
Pak pa u mbushur dy javë nga dita kur i shkoi mysafire në zyrat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e…
Ethet e Nilit Perëndimor vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoni në gjysmën e dytë të shtatorit. Që nga 22 shtatori, Instituti…
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit…