sport

VIDEO/ Siti fiton “finalen” e parë, Guardiola pas festës: Edhe katër!

Spikeri i stadiumit e mirëpriti Mançester Sitin në fushë si “kampione të Premier Ligës”. Atij i është bërë sigurisht shprehi gjatë katër viteve të fundit, por ndoshta dje mund të ketë qenë hera e fundit që do dëgjohet, nëse Kristal Palasi mposht sot Arsenalin dhe Liverpuli shpallet kampion.

Por Siti nuk sheh ëndrra me titull këtë sezon. Objektivi i tyre në një sezon të tillë është çuditërisht kualifikimi në Champions dhe dje bënë një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit. U desh një gol në shtesë i Nunjeshit për të shpërthyer festën në skuadrën e Guardiolës.

Miqtë bënë një start të fortë dhe goditën shtyllën që në minutën e parë me Rashfordin, e nisur nga Tilemans. Por pasi kaloi këtë frikë të parë, Siti shënoi. Marmush ishte spektakolar në të majtë dhe pas depërtimit në zonë, dribloi Meti Kesh dhe ftoi Bernardo Silvën, goditja e të cilit preket vetëm nga dorezat e Emi Martinezit, por jo sa për të mos përfunduar në rrjetë. Është goli i parë i portugezit që prej Krishtlindjes. Por Vila që lufton që edhe këtë vit të shkojë në elitën europiane nuk pajtohet me rezultatin.

Xhakob Ramsej pengohet në zonë në një incident që ka për protagonist Ruben Diazin. Për arbitrin Pousën nuk ka penallti, por pasi thërritet në VAR, ai ndryshon mendim. Guardiola proteston i tërbuar tek arbitri i katërt dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Diaz bën me shenjë se nuk ka pasur kontakt, por Rashford i drejtohet i qetë pikës së bardhë dhe bën një ekzekutim të akullt, duke e dërguar Stefan Ortegën në krahun tjetër.

Tani, vetëm Mo Salah (9) dhe Xhemi Vardi (8) kanë shënuar më shumë gola kundër Sitit të Guardiolës sesa djaloshi i “Djajve” në Premier Ligë (5). Atëherë kur mendohej se Pep dhe Emeri do të ndanin nga një pikë, Doku prodhon një magji në krahun e majtë dhe topi që përshkon gjithë pasqyrën e portës përfundon në momentin e duhur te Nunjesh: 2-1. “Aston Vila është atje ku është për një arsye. Na hapën probleme. Gara është atje. Iku një finale dhe mbeten edhe katër të tjera. Do të luftojmë deri në fund”, tha i kënaqur Pep Guardiola.

Festa e Guardiolës: (VIDEO)

të fundit

Presdienti Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për rihapjen e…

2 minutes ago

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon

Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër…

24 minutes ago

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të “Partizanit”

Ditën e sotme,  në GJKKO do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim…

51 minutes ago

Gjesti i buzëqeshi Xhenetës në korridor? Ajo ka diçka për t’i thënë Eglit

Kur menduam se drama mes ish-banorëve të "Big Brother Vip", kishte përfunduar me finalen… Xheneta vendos ndryshe. Në një rrëfim…

58 minutes ago

Belind Këlliçi mesazh Arben Malokut: Ndalo presionet në Kasallë dhe Zall Herr, demokratët nuk ta falin…

Përmes një reagimi në “Facebook”, drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje Arben Malokut…

1 hour ago

U kritikua për veshjen në ditëlindjen e Lunës, reagon Kiara Tito

Pas një vale komentesh kritike në rrjet lidhur me veshjen që Kiara Tito zgjodhi për ditëlindjen e parë të vajzës…

1 hour ago