Xhuliano Skuka është përforcimi më i rëndësishëm i Partizanit sa i përket merkatos së janarit, teksa kthehet në huazim nga Metz për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi vjen pas një viti përsëri në klubin kryeqytetas, me shpresën që të bëhet protagonist po ashtu siç ishte kur u largua nga kjo skuadër.
Akordi është arritur dje mes klubeve dhe sot, lojtari ka udhëtuar drejt Turqisë për t’iu bashkuar në Antalia pjesës tjetër të ekipit që po kryen një minifazë përgatitore para rifillimit të kampionatit.
None found
Në pamjet e publikuara nga klubi shihet sulmuesi i cili takohet fillimisht me trajnerin Shehi, me një shtrëngim duarsh e shkëmbim batutash. Më pas, sigurisht edhe përqafimet me shokët e skuadrës, shumë prej të cilëve janë të pandryshuar që nga periudha kur ai i dha lamtumirën ekipit në janarin e vitit të kaluar. /panoramasport/
Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet…
Për herë të parë që prej periudhës së pandemisë së Covid-19, Kina nuk ka arritur të plotësojë targetin e saj…
Mandati i Sir Keir Starmer si kryeministër i Britanisë së Madhe arrin në fund këtë të mërkurë, teksa ai drejton…
Barcelona vazhdon ta ketë si objektiv transferimin e Pedro Porros për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, por klubi…
Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i…
Lionel Messi ka transformuar mënyrën se si ndikon në lojë në këtë Kupë Bote, me statistika të pabesueshme që tregojnë…