Categories: sport

VIDEO/ Shqipëria U19 përmbys Lituaninë, dopieta e sulmuesit të Partizanit sjell fitoren

Shqipëria U19 regjistroi suksesin e dytë radhazi ndaj Lituanisë U19, duke fituar 2-1 në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe arritën të marrin maksimumin edhe në këtë përballje.

Fatjon Tafaj e nisi takimin me Raffaele Hulin, Spasian Naston, Dion Vatan, Afrim Gashin, Stiven Nikollin, Armend Muslikën, Amir Boriçin, Oliver Blinin, Elson Himallarin, Francesco Matjanin dhe Alen Vukajn. Gjatë fraksionit të dytë në fushë u aktivizuan gjithashtu Leon Sylejmani, Grei Kuqi, Klevi Ajazi, Sokol Uldedaj dhe Petro Marku.

Të lidhura

None found

Avantazhi në pjesën e parë i takoi skuadrës lituaneze, e cila shfrytëzoi një nga rastet e pakta të krijuara. Pas pushimit, Shqipëria reagoi dhe u tregua më efikase përpara portës, duke përmbysur rezultatin brenda pak minutash.

Heroi i kuqezinjve ishte Elson Himallari. Sulmuesi i Partizanit shënoi dy golat e Shqipërisë U19 dhe u bë lojtari vendimtar në triumfin e ekipit.

Me dy fitore ndaj Lituanisë U19 në ndeshjet e zhvilluara në Vorë, kuqezinjtë e mbyllën me bilanc maksimal këtë grumbullim. Tafaj mori sinjale të mira nga futbollistët e grumbulluar, të cilët pritet të jenë pjesë e bazës së skuadrës edhe në grumbullimet e ardhshme, përpara sfidave zyrtare.

GOLAT:

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago