sport

VIDEO / Realizoi golin e 3 në Turqi, Muçi shpallet lojtari i ndeshjes, notë e “çmendur” nga SofaScore

3 gola në Turqi, janë shumë pak për një talent si Ernest Muçi, por sulmuesi kuqezi vijon të dhurojë paraqitje fantastike, si në sfidën e fundit kundër Ankaragucu.

23-vjeçari kuqezi ishte protagonist absolut në këtë takim, ku fillimisht realizoi një gol me shumë klas në minutën e 18-të duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, Beshiktash.

Një gjuajte nga jashtë zone që u pre në rrjetë.

Jo vetëm goli i shënuar, Muçi ishte një rrezik konstant duke iu afruar golit të dytë personal në të paktën edhe dy raste të tjera të pastra.

Në fund, Beshiktash doli me tre pikë pas fitores 2-0 duke mbajtur të ndezur objektivin për të siguruar një vend në Europa League.

Në përfundim të këtij takimi, Muçi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa sipas SofaScore, u vlerësua me notën 8,4:

“U përpoqa të përfitoja nga hapësirat. Por ne luajtëm mirë si ekip. Duhet të mbajmë këtë standard. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit. Tifozët kanë treguar një mbështetje të madhe për mua që nga dita e parë.

U jam falënderues. Po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i bëjmë ata dhe veten tonë të lumtur në ndeshjet e mbetura”, u shpreh Ernest Muçi.

të fundit

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

4 hours ago

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…

4 hours ago

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

4 hours ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

4 hours ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

5 hours ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

5 hours ago