sport

VIDEO / PSG fitues i Champions për herë të parë në histori, mposht Interin në finale

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë e tyre, duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze triumfoi 5-0 në finale përballë Interit, duke qenë dominuese që nga fillimi e deri në fund.

Pas vetëm 12 minutash lojë Desire Doue asistoi te Achraf Hakimi, që realizoi me lehtësi në portën e ish-skuadrës së tij.

Vetëm tetë minuta më Doue ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, me asistimin e Ousmane Dembeles.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, me Interin që nuk arrinte të dilte përpara.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga PSG-ja, duke shënuar dy gola të tjerë.

Doue kompletoi dygolëshin e tij, kur u asistua nga Vitinha në minutën e 63-të për 3-0.

Radha për gol i erdhi edhe Khvicha Kvaratskelhia, kur shënoi dhjetë minuta më vonë, ndërsa Dembele sërish ishte në rolin e asistuesit, për rezultatin 4-0.

Goditjen e fundit Interit ia dha talenti Senny Mayulu – kur shënoi për 5-0 në minutën e 87-të.

PSG me triumfin në Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën, duke fituar Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Luis Enrique në anën tjetër bëhet trajneri i parë i tyre që e arrin këtë sukses, me shumë meritë – pasi ka krijuar një skuadër të frikshme.

të fundit

Tentoi të vriste me armë një person në Institut, 36-vjeçari arrestohet pas 3 javësh arrati/ EMRI

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili rreth tre javë më parë tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Marilen…

5 minutes ago

Skandalet me tenderat te AKSHI/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO me makinë policie (VIDEO)

Këtë të enjte, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në GJKKO me makinë policie. Zyrtarja e lartë ka mbërritur…

27 minutes ago

Momente të nxehta në BBVK 4: Eduard Kuçi dhe Bia Khalifa me gjeste të mbuluar me jorgan

Një situatë e re brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 ka kthyer vëmendjen e publikut drejt dy banorëve…

41 minutes ago

E pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë/ Nis seanca, zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk paraqitet, gazetarja: Vendimi i sotëm mund të vendosë një precedent të ri

Këtë të enjte, në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj. Për Ballukun,…

42 minutes ago

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

Selena Gomez ka zgjedhur edhe një herë sinqeritetin përballë publikut, duke sqaruar arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar ndër…

54 minutes ago

Tensionet në Kuvend/ Peleshi përjashton Klevis Balliun dhe Flamur Nokën

Këtë të enjte, seanca plenare ka nisur dhe është mbyllur me debate dhe përplasje të forta, pasi deputetët e Partisë…

1 hour ago