Kristjan Asllani ka firmosur sot me skuadrën e Beshiktashit, me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij në këtë sezon. Futbollisti u prezantua nga klubi turk dhe nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit.
Në videon e publikuar nga vetë klubi i Beshiktash, shihet Asllani teksa takon për herë të parë shokët e rinj të skuadrës, duke i përshëndetur ata në palestrën e klubit, ndërsa kishte një takim sigurisht me të përzemërt me Milot Rashicën, i cili është gjithashtu pjesë e skuadrës së qytetit të Stambollit.
Pikërisht Rashica ishte ai i cili qëndroi më gjatë me Asllanin edhe gjatë seancës stërvitore, kur mesfushori zbriti në fushën e lojës, duke u bërë shpesh edhe përkthyesi i futbollistit të Kombëtares shqiptare në bisedën me pjesëtarë të ndryshëm të klubit.
Këtë të shtunë, në një komunikim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike, ka…
Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe…
Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes 3 milionë materialeve te…
Rei Manaj po rikthehet te klubi ku spikati. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të zbarkojë sot në Sivas, për të…
Ky është çifti i bashkëjetuesve Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, të arrestuar për mashtrimin me blerje fiktive të apartamenteve. Deri…
Një çift është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”, pasi ndaj tyre…