Dennis Buzukja nuk arriti të triumfonte përballë kundërshtarit serb Bogdan Grad, pavarësisht pritshmërive të mëdha për boksierin shqiptar. Përballja u zhvillua në kuadër të eventit “UFC Belgrade”, në kategorinë “Pesha e Lehtë”.
Dueli u mbyll pa shkuar përtej raundit të dytë. Polemikat që kanë përfshirë rrjetin lidhen me çastin kur Buzukja, i vendosur në vështirësi dhe pa gjetur mënyrë për t’i shpëtuar kapjes së kundërshtarit, u konsiderua se dha me këmbë sinjalin e dorëzimit.
None found
Megjithatë, shumë tifozë kanë një tjetër interpretim të episodit. Sipas tyre, boksieri shqiptar po përpiqej vetëm të largonte këmbën e rivalit për t’u mbrojtur dhe nuk kishte synim të sinjalizonte dorëzimin.
Pas përfundimit të ndeshjes, “luftëtari” shqiptar reagoi në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar mbështetësve të tij: “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë dhe shkova atje për të fituar ose për të vdekur.”
“Nuk e kuptoj që lufta të ndalej dhe unë të vidhesha në këtë mënyrë, pa pasur asnjë nënshtrim. Megjithatë, gjithçka është gjithmonë vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim, Bogdan. Nuk arrij ta kuptoj se si gjyqtari vendosi ta ndërpriste.”
“Nuk e di se çfarë duhet të bëj tani apo se ku do të shkoj nga ky moment, por dua vetëm t’ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë i zemëruar dhe mendoj se raundi i tretë do të kishte qenë i mrekullueshëm, por kjo është jeta.”
Florin BratuPartizani me fat ia doli të marrë 1 pikë kundër Teutës në stadiumin “Vora” [...]Read More...
Ivan GvozdenovicElbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit në Abissnet…
Ballkani ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë me…
Një seri letrash personale të asistentes së Donald Trumpit, Natalie Harp, drejtuar presidentit amerikan kanë shkaktuar debate në Shtëpinë e…
Dukagjini do të jetë nikoqir i Feronikelit 74’ në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ndeshja…
Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa po kryente procesin…