sport

VIDEO/ Nga ferri në parajsë, Shqipëria i kthen reston Gjeorgjisë!

Shqipëria kthehet pretendente për të fituar grupin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjve u ka mjaftuar një fitore 1-0 në Gjeorgji, për të marrë fatin e vet në dorë sa i përket renditjes së Grupit B1.

NDESHJA:

79’ – Seferi ka një mundësi të mirë për të rrezikuar portën gjeorgjiane, por goditja e tij është neutralizuar.

71’ – Strakosha dhe Ismajli bllokojnë në dy tentativat e tij gjeorgjianin Mikautadze.

69’ – Një tjetër mundësi e humbur për kuqezinjtë, është Daku, i aktivizuar në vend të Tucit në minutën e 66-të, që ka goditur në mënyrë të gabuar me kokë në zhvillimin e një goditje dënimi.

57’ – Shqipëria pranë golit të dytë, Bajrami humbet një mundësi të artë.

48’ – Gooooooool. Shqipëria kalon në avantazh përballë Gjeorgjisë. Asllani ka shënuar me asistimin e Bajramit. SHIKONI GOLIN!

…nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë…

45’ – Kvara shfaqet rrezikshëm në zonën kuqezi, por në momentin e fundit është ndalur nga Ismajli.

34’ – Asllani dhuron një top për Laçin në zonën gjeorgjiane, por qe nuk arrin ta kontrollojë si duhet.

29’ – Strakosha gabon duke i dhuruar topin kundërshtarit, por Ajeti tregohet i kujdesshëm duke evituar rrezikun.

14’ – Tuci ngjitet në skenë me një gjuajtje në një pozicion të vështirë, por është ndalur nga portieri i gjeorgjianëve.

11’ – Një tjetër mundësi për Gjeorgjinë, Davitashvili ka lëshuar një goditje të bukur, por reagimi i Strakoshës është në nivelin e duhur.

9’- Pas një goditje dënimi për kuqezinjtë, Ismajli shfaqet me një goditje me kokë në një pozicion të prirët, gjuajtja e tij pritet pa problem nga portieri Mamardashvili.

5’ – Gjeorgjia pranë golit, pas një sulmi nga e djathta, Zivzivadze shfaqet në zonën kuqezi, por gjuajtja e tijë shtë jashtë kuadratit.

2’ – Qazim Laçi jep sinjalin e parë me një gjuajtje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin e portës.

1′ – Kuqezinjtë shkelmojnë topin e parë

Ka nisur sfida në “Mikheil Meskhi” mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë e vlefshme për ditën e katërt të Ligës së Kombeve.

GJEORGJI-SHQIPËRI

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinjo

Tags: kombetarja

të fundit

Asociacioni i Komunave del në protestë para Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës po proteston sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave…

10 minutes ago

Enzo Fernandez pranë transferimit te Manchester City, negociatat me Chelsean në përfundim

Enzo Fernandez ka një marrëveshje në parim për t'u bashkuar me Manchester Cityn nga Chelsea, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.Gazetari…

10 minutes ago

Tahiri kërkon konstituimin e Kuvendit: Marrëveshja LDK-LVV për postet tashmë është arritur

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së. “Ata kanë…

10 minutes ago

Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që Kushtetuta të mos e përcaktonte shqipen, por ta lidhte atë me pragun prej 20 për qind

Ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni në emisionin “Rishtazi” që emetohet në gazetën Koha, ka rikthyer në vëmendjen në një…

10 minutes ago

PSG lë të hapur mundësinë për një tjetër transferim në ditën e fundit të afatit

Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar mundësinë e realizimit të një tjetër transferimi në ditën e fundit të afatit kalimtar.Sipas…

10 minutes ago

Përleshje e dhunshme në Çair, arrestohen një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar

Policia ka ndaluar një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi, pas një përleshjeje fizike në Çair, ku tre persona janë…

11 minutes ago