Prej disa javësh, tifozët e klubeve gjermane kanë nisur një protestë të përbashkët kundër miratimit nga drejtuesit e futbollit vendas të lejimit të investitorëve të huaj.
Tifozët mendojnë se kjo do të shkatërrojë futbollin gjerman ku mbështetësit cilësohen anëtarë dhe kanë ende shumë ndikim në klube.
None found
Ndaj prej javësh ata kanë nisur që të ndalojnë në shenjë proteste ndeshjet duke hedhur sende të ndryshme në fushë, nga çokollatat, te topat e tenisit, pellushët apo edhe fishekzjarrët.
Por në ndeshjen e sotme mes Hansa Rostok dhe Hamburgut, protesta ka arritur kulmin me një moment të veçantë.
Tifozët kanë arritur të futin në stadium dhe të lëshojnë në fushë makina të telekomanduara të cilat mbanin sipër tymuese.
Ata i kanë drejtuar në fushën e lojës, të ndjekura nga stjuardët të cilët mundoheshin që t’i kapnin, duke krijuar skena shumë humoristike, të cilat bllokuan për disa momente zhvillimin normal të takimit.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…