Emocione rrëqethëse për Viktor Osimhen para fillimit të ndeshjes në Stamboll, në përballjen mes Gallatasarait dhe Liverpulit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League.
Sulmuesi nigerian shpërtheu në lot gjatë prezantimit të skuadrave, i pushtuar nga emocionet për koreografinë prekëse të përgatitur nga tifozët turq.
None found
Osimhen, i cili fitoi titullin kampion në vitin 2023 me Napoli nën drejtimin e trajnerit Luçiano Spaletit, nuk arriti të përmbante emocionet përballë mesazhit të tifozëve:
“Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”.
Në tribunë ishte shfaqur një koreografi ku paraqitej sulmuesi në faza të ndryshme të karrierës së tij, ndërsa mbi të ishte figura e nënës së tij që e shikonte nga qielli. Nëna e futbollistit kishte ndërruar jetë kur ai ishte vetëm tre vjeç.
Tifozët e Gallatasarait donin t’i jepnin forcë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme kundër Liverpulit, duke i kujtuar se nëna e tij është gjithmonë pranë tij. Osimhen është një idhull për mbështetësit e klubit turk dhe edhe një herë ata treguan dashurinë e madhe për të, madje edhe për të qetësuar zërat e merkatos për interesimin e Juventus.
PANORAMASPORT.AL
Të paktën tre persona të maskuar kanë grabitur 26 ora xhepi të shekullit XVIII, me vlerë rreth 150 mijë euro,…
Një investigim i “Fox News Digital” pretendon se 101 organizata në nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po koordinojnë, organizojnë…
Të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias janë sulmuar fizikisht gjatë mbulimit të protestave në Shqipëri, në periudhën 13–19…
Përplasja mes Dusan Vlahovic dhe Ernest MuçitNjë ndeshje me shumë ritëm dhe emocione, por që në fund përfundoi me fitoren…
Kupa e re e Botës FIFA U15 nis të enjten në Baku të Azerbajxhanit, me 189 ekipe kombëtare të të…
Mbledhja e taksave rritet çdo vit, por për dy vjet me radhë, pagesa e rimbursimeve të TVSH-së për kompanitë ka…