sport

VIDEO/ Kaosi me penalltinë e Egnatia-Elbasani, FSHF shpjegon vendimin që solli polemika pa fund: Lojtari mbrojtës nuk…

FSHF ka dalë si rrallëherë me një shpjegim publik për një episod të diskutueshëm në fushat e lojës në kampionatin shqiptar. Penalltia në fund të ndeshjes mes Egnatias dhe Elbasanit, solli shumë diskutime si dhe notë zyrtare proteste nga klubi verdheblu.

Kësisoj, Sektori i Arbitrimit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shpjegon pse u mor vendimi për anulimin e golit të Lajthisë dhe pse nuk u përsërit penalltia.

Të lidhura

None found

NJOFTIMI I FSHF

Sektori i Arbitrimit në FSHF dëshiron të sqarojë episodin e minutës 90+9′ në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, të zhvilluar më 30 gusht 2025, të vlefshme për javën e dytë të Abissnet Superiore.

Sipas formulimit aktual, rregulli i 14-të – Goditja e penalltisë:

Një shok i skuadrës së lojtarit që ekzekuton goditjen e penalltisë (sulmues) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:
* shkelja ndikoi qartazi te portieri; ose

* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe më pas shënon, tenton të shënojë ose krijon një mundësi për të shënuar.

Një shok ekipi i portierit (mbrojtës) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:
* shkelja ka ndikuar qartazi te goditësi; ose

* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe kjo i pengon kundërshtarët të shënojnë, të tentojnë të shënojnë ose të krijojnë një mundësi.

Në rastin konkret, lojtari mbrojtës hyri në zonë përpara goditjes së topit, por nuk pengoi golin, ndaj nuk konsiderohet shkelje. Ndërkohë, lojtari sulmues, i cili gjithashtu hyri në zonë përpara goditjes së topit, e sulmoi atë dhe shënoi gol. Në bazë të rregullave të mësipërme, shkelja e shkaktuar nga lojtari sulmues bën që goli të anulohet dhe loja të rifillojë me goditje të lirë indirekte.

Rifillimi i lojës kur shkelja kryhet nga lojtarët sulmues:

Nëse nuk shënohet gol dhe më pas ka ndikim nga sulmuesi, arbitri rifillon lojën me goditje të lirë indirekte.

të fundit

Moti sot: kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje pas mesditës

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…

54 seconds ago

LAMM: Nga sot, pajisjet dimërore janë të detyrueshme në automjete

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë…

5 minutes ago

Four days after 10-year, six-month sentence, Russell Brand moved to prison with yoga and gyms

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është transferuar në një burg me siguri më të ulët, ku të burgosurit kanë…

12 minutes ago

Arrestimi i vëllait për çështjen e dopingut, Pirro Dhima paraqet dorëheqjen që ministri grek nuk e pranon

Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi…

12 minutes ago

Iran announces drone attack on US base in Bahrain as authorities warn residents

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Bahrein me dronë në përgjigje të…

12 minutes ago

Spanja dhe Franca synojnë të presin finalet e Ligës së Kombeve, UEFA vendos pas shortit

Spanja dhe Franca janë në garë për të organizuar turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet…

18 minutes ago