Jasir Asani, po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni, nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës.
Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC, ka arritur të marrë në transfertë përballë Anyang, sfidë e vlefshme për javën e 21 të kampionatit.
Fillimisht, në minutën e 12′ të takimit, Asani asistoi për shokun e ekipit, pas një driblimi fantastik, duke u futur në zonë.
Më pas, në minutën e ’38 ishte radha që të shënonte vetë gol dhe të vuloste fitoren për ekipin e tij.
Edhe të dielën e kaluar, në ndeshjen që Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Ky ishte goli i 6-të në këtë sezon për Asanin, i cili ka luajtur në 17 ndeshje me fanellën e klubit të tij, ku mbetet një nga lojtarët më vendimtare në fazën ofensive të skuadrës që ka shënuar vetëm 20 gola deri tani.
Pasi Klodian Braho u zgjodh gjatë javës së kaluar për të drejtuar SPAK në tre vitet e ardhshme, të hënën…
Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar…
Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren. Për…
Labinot Rexha është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ai ka tërhequr…
Timothée Chalamet ka zbuluar se kaloi shtatë vjet duke u stërvitur në pingpong për filmin e tij të ri “Marty…