sport

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas një turneu fëmijësh.

Niko Garrido, lojtari 10-vjeçar i Sant Andreu, dha një intervistë për “El Chiringuito TV”, ku shpjegoi se ishte tifoz me Barcelonën, edhe pse për momentin ishte i inatosur me katalanasit.

“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i inatosur me ta. Pse? Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse”, tha lojtari me pamje shumë serioze.

Megjithatë, ai mbetej tifoz me katalanasit teksa zbuloi se idhulli i tij ishte Karles Pujol. Ndërsa kishte kritika edhe për Lamin Jamal. “Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Mesi”, ishin fjalët e djaloshit që kanë bërë xhiron e rrjetit me miliona shikime.

të fundit

Po luante me top në oborrin e shkollës, plagoset nxënësi në Kukës

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare, ka mbetur…

20 minutes ago

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

Besmir Dervishi, komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Më herët, këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili, i cili u…

52 minutes ago

Presidentja Vjosa Osmani uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Sakrifica ka qenë shekullore, mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin e pavarur të Kosovës!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E para e…

1 hour ago

Kryeministri Rama uron Pavarësinë e Kosovës

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka uruar sot 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kreu…

1 hour ago

Qeveria e Kosovës seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë/ Albin Kurti: Ish-krerët e UÇK-së mbahen padrejtësisht në Hagë

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shteti,…

2 hours ago

Ramadani shënon supergol, ndihmon Leccen për mbijetesën (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, ishte protagonist në fitoren 0-2 të Lecce në transfertë ndaj Cagliari, në javën e 25-të të…

2 hours ago