Lorenzo Insigne është futur në vitin e tij të dytë në elitën e futbollit amerikan MLS, ku po shkëlqen me fanellën e skuadrës kanadeze Toronto.
Me të nisur sezoni i ri Insigne ka realizuar një nga golat më të bukur në MLS.
Toronto ka fituar me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te New England Revolution dhe kjo falë një goli kryevepër nga sulmuesi italian.
32-vjeçari pranoi një top në zonë dhe me një qetësi absolute paraboloi portierin vendas duke realizuar një gol të shkëlqyer, i cili sigurisht se do të jetë ndër konkurrentët kryesorë për çmimin ‘Puskas’ nga FIFA.
“O Zot Insigne”, ka shkruar faqja zyrtare e MLS në Twitter, derisa goli i italianit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
Sulmuesi anësorë shpesh herë ka shënuar gola spektkolar edhe sa ishte pjesë e Napolit, por sigurisht që ky ishte më i bukuri. /Telegrafi/
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…