sport

VIDEO/ Incident i rëndë në pistë: Atletja godet kundërshtaren me shkop në kokë!

Një incident i pabesueshëm ka shënuar një garë stafetë 4×200 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një atlete adoleshente sulmoi kundërshtaren e saj, duke e goditur me shkop në kokë, sepse ajo e kishte kaluar në kthesën e mëparshme.

Ngjarja ndodhi gjatë një gare në Ligën e Shkollës së Lartë të Virxhini.as dhe ka shkaktuar bujë.

Atletja që u sulmua, Kaylen Tucker nga shkolla e mesme Brookville, pësoi një tronditje dhe një frakturë të mundshme të kafkës, përpos tronditjes së sulmit të beftë.

“Ende nuk mund ta besoj, jam në shok. Unë jam ende duke e përpunuar atë, nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi,”- tha Tucker në një intervistë të transmetuar nga ABC13.

Autorja, një atlete në shkollën e mesme IC Norcom, nuk kërkoi falje për aktin e saj të dhunshëm dhe u skualifikua menjëherë nga gara. Sipas televizionit amerikan ABC, prindërit e atletes sulmuese dhe shkolla e saj më në fund kontaktuan familjen e Tucker për të kërkuar falje, pas protestave që pasuan. Mirëpo mungesa e reagimit të menjëhershëm nga aktorja dhe stafi i saj i trajnerëve ka lënë një shije të hidhur.

Videoja e sulmit po bën xhiron e botës, duke ngjallur reagime për seriozitetin dhe provokimin e ngjarjes.

Nëna e Tucker, Tamarow, shprehu zemërimin e saj: “Jo falje. As nga trajnerët, as nga sportistët, asgjë. “Edhe sikur të ishte një aksident, ​​që nuk besoj se ishte, nuk kishte asnjë reagim”.

të fundit

BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje

Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të…

6 minutes ago

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, radhë mjetesh nga RMV për të kaluar doganën

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në…

22 minutes ago

FOTO/ Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdoreni vizën korrekt! Respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara…

39 minutes ago

ZYRTARE/ Armando Broja largohet nga Chelsea, por jo nga Premier League

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por këtë herë me një…

1 hour ago

Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri)

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në një komunikatë…

1 hour ago

RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit!

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore,…

2 hours ago