sport

VIDEO / Garnacho udhëheq Manchester United në një fitore me përmbysje ndaj Aston Villa

Manchester United ka arritur të marrë një fitore fantastike në “Old Trafford” falë një përmbysje magjepëse ndaj Aston Villa me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për miqtë, ku në minutën e 21’ shënoi fillimish McGinn, e më pas në minutën e 26’ dyfishoi shifrat Dendoncker.

Manchester United nuk u dorëzua, pasi “djajtë” përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 59’, Garnacho rihapi sfidën duke shënuar golin e 1-2. Më pas, në minutën e 71’, argjentinasi Garnacho arriti të shënonte përsëri duke barazuar rezultatin.

Por nuk mbeti me kaq, pasi danezi Rasmus Hojlund ka shënuar golin e tretë duke përmbysur kështu shifrat. Me këtë rezultat, Manchester United renditet tashmë në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Aston Villa humbet mundësinë të renditet i pari së bashku me Liverpool, pasi tashmë ndodhen në vendin e tretë me 39 pikë. /abcnews.al

Manchester United 0 – 1 Aston Villa:

Manchester United 0 – 2 Aston Villa:

Manchester United 1 – 2 Aston Villa:

Manchester United 2 – 2 Aston Villa:

Manchester United 3 – 2 Aston Villa:

të fundit

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

Në spektaklin e mbrëmshëm, është zbuluar data e finales së "Big Brother VIP Kosova 4". Derisa edhe këtij edicioni po…

9 minutes ago

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për…

13 minutes ago

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket…

48 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…

58 minutes ago

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

1 hour ago

Horoskopi 10 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni…

9 hours ago