Mançester Siti ka hapur përsëri luftën për titullin kampion në Angli, duke mundur me shifrat 2-1 Arsenalin në duelin direkt me skuadrën që kryeson renditjen e Premier Ligës.
“Qytetarëve” u duhej medoemos fitorja dhe ishin shumë më agresivë në startin e sfidës, duke kërkuar me ngulm golin. Ai erdhi falë një magjie të Sherki i cili dribloi këdo që i doli para në zonë. Por pak sekonda më vonë, Donaruma bëri një gafë të pabesueshme në largimin e topit, duke i dhuruar Havertz golin e barazimit.
None found
Sfida u ndez me raste nga të dy ekipet në pjesën e dytë, por në fund diferencën e bëri i zakonshmi Haland, i cili gjeti devijimin e duhur në zonë, për t’i dhënë avantazhin 2-1 ekipit të tij, që rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare.
Pas kësaj fitoreje, Mançester Siti ka ngushtuar në 3 pikë diferencën ndaj Arsenalit të vendit të parë, teksa ka edhe një ndeshje të luajtur më pak se “topçinjtë”. /panorama/
Goli i Sherki (VIDEO)
Goli i Havertz (VIDEO)
Goli i Haland (VIDEO)
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…