Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një ndeshje e zakonshme futbolli amator është kthyer në skenë arrestimi. Policia ka ndërprerë takimin dhe ka arrestuar gjyqtarin në mes të fushës, duke habitur të gjithë të pranishmit.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në qytetin Guaruja, në shtetin brazilian të Sao Paulos. Pamjet e filmimeve tregojnë momentin kur gjyqtari Ederson Carlos da Silva, jep një karton të verdhë për një lojtar dhe vetëm pak çaste më vonë, rrethohet nga oficerë të armatosur me jelekë antiplumb dhe dërgohet në pranga jashtë fushës.
Sipas raportimeve të Daily Mail, da Silva nuk ishte thjesht një arbitër futbolli – ai dyshohet të jetë një figurë kyçe në një rrjet të organizuar kriminal. Autoritetet braziliane e akuzojnë atë për rol udhëheqës në logjistikën e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.
Hetimet ndaj tij kanë nisur që në nëntor të vitit 2024, kur autoritetet ndaluan një ngarkesë me 450 kilogramë kokainë në Sao Paulo. Shoferi dhe pasagjeri i mjetit u arrestuan në vendngjarje, ndërsa hetimi më pas çoi në identifikimin e da Silvës si një nga organizatorët kryesorë të transportit të drogës.
Videoja e arrestimit është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta në Brazil dhe më gjerë.
Arrestimi në mes të një ndeshjeje ka tronditur komunitetin sportiv lokal, ndërsa autoritetet janë zotuar të çojnë përpara hetimin pa ndikuar nga profili publik i të dyshuarit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni të afërt me partnerin tuaj dhe do…
Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme të Shkëmbi i Kavajës. Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima është një shtetas…
Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar…
Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të…
Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për…