Emocione të mëdha ka dhuruar finalja e Kupës së Shqipërisë, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Sfida mes Egnatias dhe Dinamos ka qenë e bukur dhe e luftuar, madje për të shpallur skuadrën fituese nuk kanë mjaftuar 120 minuta lojë. Koha e rregullt përfundon në barazim 2-2, nuk ka gola në 30 minutat shtesë dhe është dashur të goditen penalltitë, që të vendoset se kush do të jetë skuadra fituese. Lojtarët e Dinamos tregohen më të saktë nga pika e bardhë (5-4) dhe fitojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të 14-të në historinë e klubit, një trofe që mungonte prej 22 vitesh në klubin “blu”.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot me emocione. Dinamo kalon e para në avantazh me Itodo Mandelën, por Egnatia rikthen shifrat në ekuilibër me Guindon në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mandela shënon sërish në pjesën e dytë, por rrogozhinasit kundërpërgjigjen sërish në kohën shtesë, kësaj radhe me Bakajokon. Koha e rregullt përfundon 2-2. Nuk ka ndryshim rezultati në 30 minutat e kohës shtesë. Ruleta e penalltive i buzëqesh Dinamos, që shkurorëzon Egnatian (rrogozhinasit kishin fituar 2 edicionet e fundit të Kupës) dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori, një sukses që mungonte prej 22 vitesh.
Një meritë të veçantë ka trajneri Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë te Dinamo, arriti që të rikthejë “blutë” te trofetë. Ndalet për momentin (kujtojmë që dy skuadrat do të luajnë në Final 4 për titullin kampion) seria e sukseseve të trajnerit Tetova, të cilit këtë sezon i mbetet të fitojë vetëm kampionatin.
SHIKONI PENALLTITË: VIDEO
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky…
Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të…
Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do…
Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…