Në “Air Albania” Dinamo City dhe Hajduk Split i kanë dhënë jetë një takimi që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e të dy ekipeve. Formacioni shqiptar mund të kualifikohej për më tej nëse merrte një fitore me dy gola diferencë pasi kishte humbur takimin e parë me shifrat 2-1.
Zabërgja bëri gjithçka mirë pasi shënoi një gol të hershëm në minutën e 14-të duke i dhënë një sinjal të qartë të tijve se kualifikimi nuk ishte më një utopi. Ekipi i Ilir Dajës besoi deri në fund duke vendosur në vështirësi Hajduk-un, i cili ishte më fat në minutën e 60’ pasi mes Devi Bregut dhe golit u fut në mes vetëm tranversa, e cila pengoi sferën të shkonte në rrjetë.
Në të 78′ ekipi kroat mbeti me 10 lojtarë pasi Saniang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Qardakut. Ky episod i dha edhe më shumë besim Dinamo City-t se mund të bënte diçka më shumë në superioritet numerik, por në shtesa ekipi mik përdori eksperiencën e grumbulluar në të tilla kompeticione ndër vite duke gjetur golin e barazimit (Karaçiç, 99′), i cili i jepte kualifikimin.
Por dinamovitët nuk u dorëzuan dhe brenda dy minutash i dhanë dy goditje të forta formacionit kroat. Qardaku në të 109’ dhe Berisha në të 111’ shënuan respektivisht golin e dytë dhe të tretë për Dinamon, e cila fitoi ndeshjen 3-1 duke u kualifikuar për tej falë rrezultatit të përgjithshëm 4-3.
GOLAT:
111′ GOOOOOL DINAMO 3-1/ Çmenduri në “Air Albania”, shënon edhe Berisha! Skuadra e Ilir Dajës me një këmbë në raundin tjetër. (VIDEO)
109′ GOOOOL DINAMO 2-1/ Eurgol i Qardakut, shpërthen sërish festa në “Air Albania”. Gol për “kartolinë” i sulmuesit shkodran. (VIDEO)
99′ GOL HAJDUK 1-1/ Kroatët barazojnë shifrat! Pas një harkimi nga këndi, Karaçiç godet saktë me kokë duke tundur rrjetë. (VIDEO)
14′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zabërgja kalon në avantazh skuadrën shqiptare, pas një aksioni model dhe një kombinimi perfekt me Bregun. Në festë “Air Albania”. (VIDEO)
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…