sport

VIDEO/ Buenos Aires në festë/ Qindra mijëra tifozë pushtojnë rrugët pas finales së Argjentinës: Kush nuk kërcen është anglez

Mbrëmjen e djeshme, Buenos Aires u kthye në një festë gjigante pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026. Mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale dhe arritjen në finalen e dytë radhazi të Botërorit, si edhe të tretën në 12 vitet e fundit.

Në vendin ku futbolli konsiderohet një fe dhe Lionel Messi është idhulli i padiskutueshëm, festimet morën përmasa të jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

Qendra e tyre ishte Bulevardi “9 de Julio”, ndërsa Obelisku i famshëm i Buenos Aires, u mbush me mijëra flamuj bardheblu dhe tifozë që këndonin pa pushim.

 

 

Atmosfera u elektrizua nga këngët tradicionale të tifozëve argjentinas, si “Muchachos”, “Olé, olé, olé, Messi, Messi” dhe “Kush nuk kërcen është anglez”, ndërsa himni i ri i këtij Botërori, “La cuarta estrella” (“Ylli i katërt”), u këndua në kor nga turma. Boritë e makinave dhe fishekzjarrët shoqëruan festimet deri në orët e vona të natës.

 

 

Për të garantuar sigurinë, autoritetet kishin vendosur masa të rrepta rreth Obeliskut që përpara nisjes së ndeshjes. Rreth 800 efektivë policie u angazhuan për mbarëvajtjen e festimeve, ndërsa qendra e Buenos Aires u mbyll pothuajse plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

 

Megjithatë, festa nuk u kufizua vetëm në kryeqytet. Qytete në të gjithë Argjentinën organizuan festime spontane, me mijëra tifozë që dolën në rrugë për të përshëndetur suksesin e kombëtares së drejtuar nga Lionel Scaloni.

 

 

Tashmë vëmendja është përqendruar te finalja e madhe e së dielës, ku Argjentina do të përballet me Spanjën. “Albiceleste” synon të fitojë titullin e katërt botëror në histori dhe të dytin radhazi, duke vazhduar epokën e artë të udhëhequr nga Lionel Messi.

 

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

4 hours ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

4 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

4 hours ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

4 hours ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

4 hours ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

4 hours ago