Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda ka gjetur rrugën e golit sot (e shtunë) në duelin që Mainzi e zhvilloi ndaj Darmstadit, aty ku fituan me rezultat të thellë 4-0.
Këto dy ekipe u përballën me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit gjerman.
Gruda ishte autor i golit të dytë në këtë takim, duke gjetur rrjetën në minutën e 60-të pas asistimit të Jonathan Burkardt.
Një gabim në pasim të mbrojtjes kundërshtare e shfrytëzoi për mrekulli Burkardt i cili më pas nuk u tregua egoist dhe e shërbeu Grudën i cili lehtësisht e çoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë i Grudës këtë sezon me fanellën e Mainzit në Bundesliga, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime. /Telegrafi/
Sot, më 15 gusht 2025 besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se në takimin e shtabit të tij u diskutuan tre çështje kritike, e para prej…
Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale. Së…
Policia e Himarës ka zbuluar një parcelë me 150 bimë narkotike cannabis sativa, mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil. Në…
Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6…
Shqipëria Jugore ka përjetuar një kthesë të jashtëzakonshme ekonomike në vitet e fundit, falë investimeve të konsiderueshme si nga Banka…