Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në “Urën e Vezirit” në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u skualifikua nga gara pasi bëri simbolin e shqiponjës me duar ndërsa ky veprim u interpretua si provokues nga organizatorët.
Shkëlzen Goqi është i njohur për kërcimet nga lartësia ndërsa në momentin që bëri shqiponjën u duartrokit dhe u shoqërua më fishkëllima nga publiku, por juria vendosi skualifikimin.
Sekretari i Sportit në Podgoricë, Darko Nikçeviq, mbështeti skualifikimin e shqiptarit duke theksuar se “rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe porosive të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera”.
Në lidhje me rastin ka folur edhe vetë Shkëlzen Goqi, i cili është shprehur se vendimi për skualifikimin e tij është i padrejtë.
Goqi shprehet se përfaqëson Kosovën në Podgoricë dhe se nuk është prezantuar si garues i Kosovës, por vetëm kanë thënë se është një garues nga Gjakova.
Sipas disa mediave, fituesi i garës, Evald Krniq, ishte një nga iniciatorët për skualifikimin e shqiptarit Shkëlzen Goqi nga gara.
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në…
Tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kreu i Mundësia, Agron Shehaj po proteston pas derës ku mbahet mbledhja…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i…
Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Kryeministri, pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit…
Drejtuesi i ri i SPAK Klodian Braho shkon në Këshillin e Mandateve. Braho është i shoqëruar nga Dritan Prenci, Dorina…
Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1), pas të shtënës…