Pesë sfidat e javës së tretë të “Abissnet Superiore” prodhuan 19 gola, ndërsa Egnatia, Teuta, Partizani, Tirana dhe Dinamo City dolën fituese në përballjet e tyre. Rezultatet e fundjavës kanë nisur të japin një tablo më të qartë për objektivat e 10 skuadrave në sezonin e ri.
Emisioni “Analizë Superiore” shqyrtoi në detaje ndeshjet e luajtura të premten, të shtunën dhe të dielën. Jurgen Zela, së bashku me videoanalistin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhoen Tugu, sollën një vlerësim të hollësishëm për pozicionimin e ekipeve dhe mënyrën se si ato administruan momente të veçanta të lojës.
None found
Vëmendje e veçantë iu kushtua disa prej golave të realizuar, episodeve më të spikatura të pesë takimeve dhe analizës taktike të paraqitur përmes grafikëve që ilustruan vendosjen e skuadrave në fushë.
Përmes këtij këndvështrimi, tifozët mund të kuptojnë më qartë zhvillimet dhe prodhimin sportiv të javës së tretë të “Abissnet Superiore”.
“Analizë Superiore” transmetohet çdo javë në FSHF TV, ku publiku mund të ndjekë analiza profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Në këto kushte,…
nga Prof. Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në krah të policisë, e cila në ditët e…
Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend. Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kreut të Grupit parlamentar të…
Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…