Italia u befasua ditën e djeshme në mbrëmje nga Maqedonia e Veriut në minutat e fundit të ndeshjes.
Kjo është hera e dytë e Italisë që nuk merr pjesë në Kupën e Botës dhe padyshim është një zhgënjim shumë i madh. Verratti ka folur pas ndeshjes i trishtuar dhe i zhgënjyer.
“Është e vështirë, është një zhgënjim i madh. Një ndeshje që e dominuam, që kishim detyrim ta fitonim. Duhet të shënonim gol, ta mbyllnim menjëherë sepse ishim superiorë. Por kështu është futbolli, duke shënuar dy minuta nga fundi, ishte makthi më i madh.
Kemi humbur hapin e fundit, në këto ndeshje duhet të jesh cinik dhe i pamëshirshëm. Zhgënjimi është vërtet i madh. Të gjithë jemi të trishtuar, sepsepër ekipin që kemi i kemi patur të gjitha kredencialet për të luajtur në Kupën e Botës.
Unë do të jem gjithmonë krenar për shokët e ekipit pasi ata dhanë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi pasi në këtë ndeshje të duhet edhe pak fat”, është shprehur Verratti./ h.ll/albeu.com
Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi.…
Ditën e sotme, kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim…
Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Berisha u paraqit në SPAK, në…
Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën. U…
Vatra e zjarrit që ka përfshirë Shkopetin, është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Sipas raportimeve, zjarri ka marrë përmasa…
Prej ditësh, mandati i vetëm i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është kthyer në mollë sherri mes përfaqësuesve të këtij formacioni…