Categories: sport

Verrati gati për Austrinë, nuk ia dalin Chiellini dhe Florenzi

Marco Verratti luftoi me kohën për të mos humbur Europianin dhe ia doli të rikuperohej për ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Uellsit, ku ndonëse pritej të luante vetëm pak minuta, përballoi një 90-minutësh të plotë.

Ndonëse ende jo në 100%-shin e tij, mesfushori vrapoi jo pak ndaj uellsianëve dhe ndihmoi në qarkullimin e shpejtë të topit, ndërsa forma e shfaqur duket se ka bindur Mancinin t’i japë sërish fanellën e titullarit për ndeshjen e fazës së 1/8-ave ndaj Austrisë, në plan për të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Wembley”.

Të lidhura

None found

Por përfshirja në formacion e mesfushorit të Paris Saint Germain nuk do të jetë aspak e lehtë për trajnerin Mancini, pasi do t’i duhet të ulë në pankinë njërin mes Barellës dhe Locatellit, të dy futbollistë që kanë treguar se meritojnë të luajnë nga minuta e parë, me atë që kanë dhënë në ndeshjet e para.

Ndërkohë për ndeshjen me Austrinë nuk do të jenë në dispozicion mbrojtësi i djathtë Alessandro Florenzi dhe kapiteni Giorgio Chiellini, të cilët vijojnë me fazën e rikuperimit, pas dëmtimeve të pësuara përkatësisht në ndeshjen e parë dhe të dytë të grupit.

Plani i mjekëve është që të rikuperojnë dy mbrojtësit për sfidën çerekfinale, gjithmonë nëse “axurrët” do t’ia dalin të kualifikohen, ndërsa ndaj Austrisë nga minuta e parë pritet të luajnë Di Lorenzo në krahun e djathtë dhe Francesco Acerbi në qendër në krah të Leonardo Bonuccit.

Nuk ka dyshime ndërkohë për repartin e sulmit, pasi do të rikthehet “tredhëmbëshi” Insigne-Immobile-Berardi, të cilët kanë bërë paraqitje mbresëlënëse në dy ndeshjet e para në grup, ndërsa Chiesa dhe Belotti do ta nisin nga stoli, gati për të shfrytëzuar mundësinë që mund t’u jepet.

Italia e mbylli në mënyrë perfekte fazën e grupeve, pasi mori 9 pikët e mundshme, duke fituar të tre ndeshjet, me një bilanc fantastik prej 7 golash të shënuar dhe asnjë të pësuar, duke shpallur njëkohësisht kandidaturën për të fituar Europianin.

të fundit

EMRI/ Shpërthimi në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi dy ditë më parë, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

4 minutes ago

Anthropic përditëson kushtet e përdorimit të Claude dhe ndalon sjelljen “mizore” ndaj inteligjencës artificiale

Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre…

17 minutes ago

Konjufca dënon sulmin në Riad: Kosova qëndron fuqishëm pranë Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

27 minutes ago

Manuela Arcuri dhe princi 82-vjeçar drejt martesës? Mediat zbulojnë muajin e ceremonisë së mundshme

Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…

35 minutes ago

Real Madrid TV kundër vendimeve të gjykimit pas kartonit të kuq të Vinicius Junior

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…

36 minutes ago

Interior Ministry launches proceedings against six police officers for excessive use of force

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

41 minutes ago