sport

Verona-Milan i besohet arbitrit me çantën e Interit

Në ndeshjen e së dielës mes Veronës dhe Milanit është zgjedhur për të arbitruar Daniele Doveri. Ai ka vënë drejtësi në 15 ndeshje të Veronës ku bilanci tregon dy fitore, 4 barazime dhe plot nëntë humbje.

Në kampionatin e sivjetshëm ai ka qenë i pranishëm në barazimet me Xhenoan dhe Fiorentinën, por edhe në humbjen kundër Napolit në shtëpi. Disi më pozitiv bilanci i Doverit me Milanin të cilin e ka arbitruar në 24 raste. Vetëm katër humbje për kuqezinjtë, teksa 7 janë barazimet dhe 13 fitoret.

Të lidhura

None found

Në kampionatin aktual, 44-vjeçari ka arbitruar barazimet e “Djallit, në atë me Interin në fazën e parë, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos. Në takimin me këta të fundit, Doveri u mohoi djemve të Piolit një penallti të dukshme për faull të Singos ndaj Teo Hernandezit.

SHQETËSIMI I TIFOZËVE

Teksa bilanci me kuqezinjtë është pozitiv, ajo që shqetëson tifozët e Milanit është “feja” futbollistike e Doverit. Në janar të këtij viti, pas finales së Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit, ky arbitër u pikas në aeroport me një valixhe ku spikaste stema e zikaltërve.

Shqetësimi i ambienteve milaniste është legjitim pasi gara për titull mund të penalizohet rishtazi nga “këmishat e zeza” të cilat në këtë sezon e kanë goditur Milanin në disa raste e me situata flagrante.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se Doveri nuk përmbahet as me kartonët kur përballë ka lojtarë të Milanit. 43 të tillë në fytyrë të kuqezinjve.

të fundit

Është për të ardhur keq që Vllaznia të shuhet”, Lazer Matija largohet nga posti dhe tërheq ekipin e vajzave nga kampionati

Lazer MatijaPresidenti i Vllaznisë për vajza, Lazer Matija ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ditën e sotme, ku ka zyrtarizuar…

39 seconds ago

“Unë erdha”/ Berisha udhëton drejt SHBA-së: Vendi i madh i lirisë do të jetë në mbështetje të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas heqjes së masës non-grata. Berisha…

3 minutes ago

Aguero hetohet për dyshime lidhur me pastrimin e parave të një karteli droge

Ministria e Brendshme argjentinase arrestoi javën e kaluar bosin e drogës Pablo Alvarez, i njohur si ‘Bebote’, i cili drejtonte…

7 minutes ago

Rumania zgjeron hetimet ndaj Andrew Tate, akuza të reja për trafikim dhe aktivitet seksual me të mitur

Prokurorët rumunë kanë ngritur akuza të reja ndaj influencuesit Andrew Tate, përfshirë trafikimin e të miturve, pastrimin e parave dhe…

13 minutes ago

Stamboll, autoritetet neutralizojnë 21-vjeçarin e dyshuar se përgatiste sulm terrorist në një stacion autobusësh

Policia dhe oficerët e inteligjencës nga agjencia turke e inteligjencës (MIT) u përleshën me një 21-vjeçar i cili thuhet se…

13 minutes ago

HIF: 1,883 IVF applications submitted within one year

"Për familjet që janë përpjekur të bëhen prindër prej vitesh, çdo përpjekje e re do të thotë shpresë e re.…

17 minutes ago