Në ndeshjen e së dielës mes Veronës dhe Milanit është zgjedhur për të arbitruar Daniele Doveri. Ai ka vënë drejtësi në 15 ndeshje të Veronës ku bilanci tregon dy fitore, 4 barazime dhe plot nëntë humbje.
Në kampionatin e sivjetshëm ai ka qenë i pranishëm në barazimet me Xhenoan dhe Fiorentinën, por edhe në humbjen kundër Napolit në shtëpi. Disi më pozitiv bilanci i Doverit me Milanin të cilin e ka arbitruar në 24 raste. Vetëm katër humbje për kuqezinjtë, teksa 7 janë barazimet dhe 13 fitoret.
Në kampionatin aktual, 44-vjeçari ka arbitruar barazimet e “Djallit, në atë me Interin në fazën e parë, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos. Në takimin me këta të fundit, Doveri u mohoi djemve të Piolit një penallti të dukshme për faull të Singos ndaj Teo Hernandezit.
SHQETËSIMI I TIFOZËVE
Teksa bilanci me kuqezinjtë është pozitiv, ajo që shqetëson tifozët e Milanit është “feja” futbollistike e Doverit. Në janar të këtij viti, pas finales së Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit, ky arbitër u pikas në aeroport me një valixhe ku spikaste stema e zikaltërve.
Shqetësimi i ambienteve milaniste është legjitim pasi gara për titull mund të penalizohet rishtazi nga “këmishat e zeza” të cilat në këtë sezon e kanë goditur Milanin në disa raste e me situata flagrante.
Ndërkohë, nuk duhet harruar se Doveri nuk përmbahet as me kartonët kur përballë ka lojtarë të Milanit. 43 të tillë në fytyrë të kuqezinjve.
Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur për gazetarët jashtë selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e drejtuesve politikë të…
Gjermania do të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës duke ndërtuar ushtrinë më të fortë në BE, tha…
Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, foli edhe sa i takon…
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin…
Jennifer Lopez, prezantuesja e ardhshme e American Music Awards (AMAs), pësoi një dëmtim të dhimbshëm pas një aksidenti gjatë provave…
Rikthehet “Goca dhe Gra”, dy ish-banoret e “BBVA4” moderatore këtë sezonProgrami “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën…