Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor dhe pas 3 vitesh të suksesshme me trajnerin Silvinjo në krye, kuqezinjtë do të paraqiten në këto takime me një trajner të ri.
Rolando Maran, është italiani që u zyrtarizua si trajner i kuqezinjve gjatë së martës, ndërkohë që menjëherë ka nisur nga puna për listën me lojtarët që do të grumbullojë për këto dy takime, të cilat janë dy teste në të cilën Maran do të takohet për herë të parë me futbollistët e skuadrës sonë.
None found
Në konferencën për shtyp, ai pranoi se disa i kishte ndjekur dhe fakti që shumë lojtarë shqiptarë luajnë në kampionatin italian, natyrisht që e bëjnë Maranin që të jetë më i njohur me to.
Veç trajnerit, Shqipëria mund të paraqitet edhe me një fytyrë të re në këto ndeshje duke qenë se Maran ka një tjetër fi lozofi që ndryshon shumë nga formacioni me të cilin Silvinjo luante.
Dëshira e brazilianit, ishte që të kishte patjetër dy lojtarë krahu dhe i jepte shumë garanci mbrojtjes ku shpesh herë luante me 4-3-3, ku dy nga qendërmbrojtësit ishin më pranë mbrojtjes dhe vetëm njëri bëhej si urë lidhëse me sulmin, edhe pse jo mesfushor i avancuar në mënyrë direkte.
VENDOSJA E RE- Trajneri Rolando Maran ka si formacion të preferuar vendosjen 4-3-1-2, aty ku 4 mbrojtësit do të mbështeten edhe nga 3 mesfushorë të tjerë, të cilët do të kenë rolin e “6”- shit dhe mesfushorëve të krahëve, ndryshe nga Silvinjo që preferonte sulmuesit e krahut (uingera). Më i avancuar në mesfushë, pritet të jetë një tjetër lojtar që do të ketë rolin e organizatorit si 10-sh, që do të bëjë edhe lidhjen mes mesfushës dhe sulmit, ndërkohë që sulmi pritet të përbëhet nga dy pyka, vendosje të cilën Silvinjo nuk e kishte preferuar kurrë. Madje, edhe në rastet kur kuqezinjtë kishin vetëm një pozicion sulmuesi pykë, shpesh herë Silvinjo kishte dëshirë të eksperimentonte, ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit ku titullar e nisi Nedim Bajrami, i cili humbi edhe një rast të artë që i kushtoi Shqipërisë kualifi kimin për në Botëror. Me vendosjen e re që Maran do të ketë, shumë nga lojtarët aktualë mund të përfundojnë jashtë planeve edhe pse ndoshta në Ligën e Kombeve dhe në këto miqësore mund të mbahet e njëjta listë, me ndryshime të pakta. Mbrojtja dhe sulmi pritet të ketë ndryshime të vogla dhe ndoshta vetëm risi të lojtarëve ndërkohë që në mesfushë mund të ketë ndryshimet më të mëdha, duke qenë se veç mesfushorëve me tipare mbrojtëse, tashmë duhen edhe mesfushorë krahu, por jo të avancuar siç i kishte trajneri brazilian.
FORMACIONI I MUNDSHËM- Me ardhjen e trajnerit Maran, pritet që Shqipëria të jetë në mbrojtje më solide. Në mbrojtje, me shumë gjasa mund të rikthehet titullar Ismajli duke qenë se aktivizohet në Serinë A italiane dhe Maran si trajner italian, poadyshim që do t’i japë prioritet lojtarëve që aktivizohen atje. Me përjashtim të Mitajt nga e majta që aktivizohet në Arabi, tre të tjerët janë nga kampionati italian me Hysajn në të djathtë dhe Gjimshitin e Ismajlin në qendër të mbrojtjes. Edhe në mesfushë, pritet që të ketë ndryshime, ku në rreshtimin me 3, mund të ketë sërish fanellë titullari për Asllanin, i cili me shumë gjasa do të ketë si shokë reparti lojtarë si Ylber Ramadani që gjithashtu aktivizohet në Serinë A, si edhe Qazim Laçi që po bën shumë mirë në kampionatin turk. Titullar mund të qëndrojë ndoshta Nedim Bajrami në rolin e mesfushorit të avancuar, por ka shumë gjasa që të zërë një vend në formacion edhe Ernest Muçi si sulmues i dytë ose si mesfushor i avancuar dhe Bajrami të kthehet në mesfushë, si mesfushor i djathtë. Në sulm, alternativat janë të shumta dhe në këtë moment, mund të ketë një fanellë titullari për Brojën dhe Uzunin, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Daku të zërë vend duke qenë se është rikthyer në kampionatin rus si protagonist.
TË PENALIZUARIT- Vendosja e re e Shqipërisë mund të penalizojë disa futbollistë që me Silvinjon kanë qenë protagonistë, por në krahun tjetër mund t’i hapë rrugë edhe shumë lojtarëve të rinj. Kështu, sulmuesit e krahut, mund të jenë alternativa për pozicionet e mesfushorit të krahut, por do të duhet të jenë më larg me portën. Ai që pritet ta vuajë më shumë diçka të tillë, është padyshim Arbër Hoxha i cili me Silvinjon kishte vendin e tij si sulmues i krahut të majtë. Nga ana tjetër, Silvinjo fi llimisht përdorte Asanin e më pas Brojën, teksa në këtë moment, Broja mund të përfundojë në rolin e tij natyral ndërsa Asani jashtë planeve të trajnerit të ri.
AFRIMET E REJA- Duke qenë njohës i mirë i futbollit italian, nuk përjashtohet mundësia që në këto ndeshje, Maran të provojë edhe dy sulmuesit nga Seria B, Kristian dhe Stiven Shpendi të cilët po bëjnë shumë mirë me Çezenën dhe Empolin. Pjesë e kuqezinjve mund të konfi rmohet Anis Mehmeti që ishte me skuadrën edhe në “play off”, ndërkohë që pritet të ketë edhe risi të tjera në Ligën e Kombeve, megjithëse koha për të eksperiemntuar nuk premton shumë. Presidenti Duka kërkoi vendin e parë në Ligën e Kombeve, në një grup të lehtë në letër për kuqezinjtë, por veç vendit të parë, Maran duhet të ketë edhe një ide të qartë për lojtarët që do të grumbullojë për ndeshjet kualifi kuese të Europianit të ardhshëm.
Dilema e madhe që pushtoi faqet rozë nëse moderatorja Arbana Osmani ishte përfshirë në një sherr virtual me tone kërcënuese…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndroj mbi…
Mali Everest ka shënuar një moment historik këtë javë, pasi u regjistrua numri më i lartë i ngjitjeve të suksesshme…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së në Kuvend, deputeti Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës nga foltorja e Kuvendit ditën…
Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një diskutim të shkurtër me ndjekësit e saj në një postim…