Raportimet nga Italia kanë sugjeruar se Lazio janë të interesuar për të bërë një ofertë në drejtim të Sunderlandit për talentin Jobe Bellingham gjatë verës.
“Biancocelesti” kanë dështuar që të sjellin transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit, por ata ishin aktiv në ditët e fundit të saj, duke u munduar që të sigurojnë transferimet e Jonathan Roëe (Norwich City) dhe Morgan Whittaker (Plymouth Argyle).
None found
Lazio pothuajse kishte arritur që të siguronte transferimin e Ryan Kent nga Fenerbahce, por anglezi e hodhi poshtë ofertën në minutën e fundit, duke mos i lejuar klubit italian kohë që të gjejë alternativa tjera.
Siç është raportuar nga Tuttomercatoweb, Lazio janë duke mbajtur një sy tek Bellingham i Sunderlandit para afatit kalimtar veror, dhe kanë shprehur interesim të madh për ta blerë talentin e madh anglez, vëllau i të cilit Jude po shkëlqen tek Real Madridi.
18-vjeçari ka shkëlqyer në kategorinë e dytë të futbollit anglez, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim në 30 paraqitje.
Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë që të realizohet transferimi i tij, pasi edhe klube të tjera si Newcastle United janë gjithashtu duke monitoruar situatën e tij./Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…