Michael Ballack legjenda e futbollit gjerman, me 98 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij ku ishte edhe kapiten, ka marrë sot lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të djalit të tij 18-vjeçar, Emilio.
Ky i fundit ka humbur jetën në një aksident me kuad (motor me katër rrota), në orët pas mesnatës së të mërkurës.
Një aksident që ka ndodhur në pronat e familjes Ballack në Portugali, sipas informacioneve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Troia, një lokalitet në jug të Lisbonës, ku familja Balak kishte një vilë.
“Aksidenti ndodhi brenda pronës së familjes. Personi që drejtonte këtë kuad nuk gjendej në një rrugë publike dhe ishte i vetmi mjet i përfshirë në aksident”, janë fjalët e policit Horge Santos për “Daily Mail”, duke treguar detajet e ngjarjes së rëndë.
Emilio Balak mendohet se po bënte xhiro në terrenin brenda territorit të pronës, kur mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë atë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 2:00. Edhe pse mjetet e zjarrfikësve si dhe ambulancat e specializuara ishin me shpejtësi në vendngjarje, ata nuk arritën që të mbanin në jetë adoleshentin, i cili u shpall i vdekur në vend.
Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku…
Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit…
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Almeda Abazi, kanë zhvilluar së fundmi një takim…
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga kabineti i vjetër i qeverisë 8 ministra, duke i zëvendësuar këta të fundit me…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha nuk kurseu akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për 24-vjetorin…