sport

Vazhdon mallkimi i shqiptarëve! Refuzoi Shqipërinë, Brajan Gruda dëmtohet te Gjermania dhe humb Europianin

Një rastësi e çuditshme e fatit, ndodh sërish, në kufijtë e së pabesueshme.

Tashmë e dini historinë se kush refuzon Shqipërinë, asnjëherë nuk arrin dot që të përmbush dëshirën e tij për të shkëlqyer me një tjetër Kombëtare.

Të lidhura

None found

Duke hequr rastin e Shaqirit dhe Xhakës te Zvicra, e gjithë pjesa tjetër, është për t’u harruar.

Vetë kreu i FSHF, Armand Duka, e komentoi saktësisht edhe rastin e Shkodran Mustafit që fitoi një Botëror me Gjermaninë dhe më pas u harrua, duke mos luajtur asnjë minutë të vetme me pancerat.

“Më shumë kënaqësi ka marrë Lorik Cana me Shqipërinë se Mustafi me Gjermaninë që fitoi Botërorin”, tha Duka në intervistën e fundit për Opinion. Për të kaluar te shqiptarët që kanë zgjedhur Greqinë, të cilët janë një dramë e vërtetë, emrat e tyre janë aq të panjohur aq sa i kemi harruar për momentin që t’i risjellim në kujtesë.

Apo i famshmi Adnan Januzaj. Teksa Shqipëria po përgatitet për Europian dhe Kosova do të luajë sot kundër Norvegjisë, Januzaj është parë në një dasëm familjare pasi është tërësisht jashtë listës dhe planeve të Belgjikës.

Por këtë fat të keq pasi refuzoi mëmëdheun, e ka kaluar edhe Brajan Gruda. Silvinjo ka shkuar disa herë në Gjermani për ta takuar dhe bindur që të vishej kuqezi, por Gruda e refuzoi ftesën e Shqipërisë për të shkuar në Europian.

Ai pranoi ftesën e Nagelsman, për të marrë pjesë në një tur stërvitor për disa ditë dhe që më pas të rikthehej në shtëpi.

Por pas shkëlqimit të Grudës në këtë tur, trajneri i Gjermanisë po mendonte seriozisht përfshirjen e tij në listën përfundimtare për të shkuar në EURO24.

Megjithatë kjo nuk ka shanse për të ndodhur pasi Gruda ka pësuar një dëmtim dhe duhej ta linte menjëherë stërvitjen me Kombëtaren.

Gruda nuk ka më asnjë mundësi për të qenë në Europian, teksa mallkimi i shqiptarëve duket se e ka prekur këtë lojtar që duhet të riaftësohet për sezonin e ri.

Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë gati në miqësoret përgatitore të verës.

Tashmë Brajani e ka marrë një mesazh të qartë se çfarë e pret në të ardhmen.

Tags: Euro 2024

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

3 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

3 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

3 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

3 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

3 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

3 hours ago