Cristiano Ronaldo ka vazhduar betejën e tij ligjore me ish-klubin Juventus mbi pagat e papaguara në vlerë prej 19.5 milionë eurosh dhe një vendim i gjykatës pritet në fund të muajit prill.
Kjo mosmarrëveshje mes palëve ka vazhduar që prej largimit të yllit portugez nga Italia për tu rikthyer tek Manchester United në gusht të 2021, me ish-fituesin e Topit të Artë që po insiston se Juventusi i detyrohen rreth 19.5 milionë euro.
None found
Juventusi në anën tjetër ka pohuar se ai kishte nënshkruar për të hequr dorë nga paratë e mbetura pas transferimit tek Manchester United, një situatë e cila u tejkalua me shpejtësi në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ronaldo e kishte çuar çështjen në arbitrazh në qershor të 2023 dhe Calcio e Finanza ka inspektuar dokumentin i cili ka konfirmuar se do të ketë një tjetër seancë gjyqësore më datë 5 shkurt.
Gjykata e Arbitrazhit Collegio pritet që të jap verdiktin e saj më datën 22 prill sa i përket kësaj çështjeje.
Avokatët e Juventusit kanë insistuar se klubi i konsideron si të pabaza kërkesat e Ronaldos dhe se ata janë aq të sigurt sa nuk janë lënë mënjanë fonde shtesë në rast se humbin çështjen.
Ronaldo është ende duke luajtur dhe e ka bërë kalimin tek Al Nassr në Ligën Saudite si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…