Katar 2022 vazhdon të krijojë polemika. Që pas zgjedhjes së shtetit aziatik për zhvillimin e eventit më madhor futbollistik në rang kombëtaresh Kupës së Botës, për vitin 2022, nuk ka munguar asnjëherë debatet për këtë zgjedhje nga ana e FIFA-s. Reagimet e ashpra janë shtuar sidomos pas lajmeve që kanë dalë se mijra puntorë kanë humbur jetën gjatë punimeve për të ndërtuar stadiumet në Katar që do të presin ndeshjet e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Fillimisht reagimet e ashpra nisën në Norvegji ku klube të ndryshme i kërkuan federatës të mos merrte pjesë në eliminatoret për Katar 2022. Pas mesazhit që dha Norvegjia me nisjen e kualifikueseve kësaj nisme iu bashkua edhe Gjermania ndërkohë që sëfundmi ka reaguar edhe Belgjika. Para ndeshjes eliminatore ndaj Bjellorusisë të fituar me rezultatin 8-0, futbollistët belgë zbritën në fushë me fanella me mbishkrimin: “Futbolli mbështet zhvillimin”.
None found
Vetë Federata Belge e Futbollit shkruan: “Ne në mënyrë aktive ngrihemi kundër racizmit dhe nuk po i shpërfillim problemet në Katar. Me këtë veprim simbolik, ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare dhe të gjitha federatave të futbollit që të bashkohen për të bërë hapin e madh. Ne kërkojmë me forcë që të përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut në Katar. Futbolli ka fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive, le ta përdorim atë fuqi tani”, lexohet në komunikatën e Federatës Belge të Futbollit.
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…
Pikërisht në ditën kur zyrtarisht filloi gërmimi për një varrezë masive të shqiptarëve në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë,…
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, thuhet në njoftimin…
Kryetari i Komunws sw Lipjanit dhe ish sekretari i LDK-ë, Imri Ahmeti, ka deklaruar se shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga…
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka shprehur pritjen që Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë të përfundojë…
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku do të…