Barcelona vijon të jetë në vështirësi për financat e klubit. Katalanasit duhet të ulin shpenzimet e mëdha të cilat nuk përkojnë me rregullat e Fair Play Financiar të vendosura nga UEFA dhe LaLiga.
Në 2-3 sezonet e fundit, blaugranat kanë shitur asete të konsiderueshme të klubit si Barça Studios, Barça TV, pjesë nga stadiumi Camp Nou si dhe vetë emrin e stadiumit. Të gjitha këto janë bërë për të krijuar fonde të rregullta në mënyrë që të financohet një merkato e denjë për skuadrën. Pas shumë e shumë problemeve e shitjeve, duket se ende nuk ka përfunduar ky makth.
Dëmtimi i Gavit dhe performancat jo bindëse të Romeu kanë bërë që Xavi të kërkoj një mesfushor tjetër dhe presidenti Laporta është gati të shesë një tjetër aset të klubit. Blaugrana Studios pritet të shesë një pjesë të aksioneve me vlerë 40 milionë euro te një kompani meksikane dhe të gjitha këto para do të investohen te një mesfushor i ri për t’i plotësuar kërkesat Xavit. /newsport.al/
Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…
Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…
Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…