sport

Varane do të largohet nga Man Utd, gjiganti europian e bën prioritet transferimin e tij

E ardhmja e Raphael Varane në Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt.

Mbrojtësi francez është i destinuar të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi nuk pritet të marrë një ofertë rinovimi, veçanërisht duke marrë parasysh shifrat financiare të kontratës aktuale.

Ky lajm ka vënë në gatishmëri Bayern Munich, i cili po kërkon të përforcojë repartin e tyre të mbrojtjes në afatin kalimtar veror.

Varane është shfaqur si një nga favoritët kryesorë për ta përforcuar mbrojtjen e Bayernit, repart ku bavarezët kanë çaluar shumë këtë edicion.

Interesi i Bayernit nuk është i ri, pasi vitin e kaluar ata u përpoqën të nënshkruanin me lojtarin, megjithatë, Manchester United e refuzoi me vendosmëri ofertën e tyre.

Sipas Daily Mail , tashmë, pasi mësohet se United nuk do ta rinovojë francezin, bavarezët do të bëjnë një përpjekje të re për të.

Varane ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verën e vitit 2025, derisa largimi i tij mund të ndodhë për një shumë rreth 20 milionë euro.

Megjithatë gjiganti gjerman për të arritur deri te francezi duhet të mposht konkurrencën e klubeve arabe si Al Nassr dhe Al Hilal si dhe atyre italiane si Juventus e Inter që gjithashtu duan transferimin e francezit. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

3 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

3 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

3 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

3 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

4 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

4 hours ago