sport

Vanoli prezantohet te Dinamo: Jam shumë i lumtur, objektiv kryesor kemi mbijetesën

Rodolfo Vanoli është trajneri i tretë që merr drejtimin e Dinamos në këtë sezon. 59-vjeçari italian, i cili ka drejtuar në Itali dhe Slloveni, teksa ka punuar si drejtor teknik tek Udinese dhe bullgarët e CSKA Sofia.

Me Koper zhvilloi një punë fantastike, duke arritur ta kualifikojë ekipin slloven dy herë në Europa League, teksa fitoi Kupën dhe Superkupën e Sllovenisë, ndërkohë që fitoi titullin me Olimpija Ljubjana.

Të lidhura

None found

Vanoli preku disa tema gjatë prononcimit si trajner i Dinamos, duke theksuar se objektivi kryesor është qëndrimi në Superiore, por projekti i tij është afatgjatë dhe do të jetë trajner i ekipit kryeqytetas edhe në sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, jam krenar që do të drejtoj një nga klubet më historike të futbollit shqiptar. Objektivi im i parë është derbi me Tiranën, por gjëja më kryesore është ta mbyllim sezonin me objektivin për të shpëtuar sezonin.

Do bëjmë më të mirën për klubin dhe presidentin, që ta kalojmë këtë situatë. Kemi folur pak me presidentin, por ajo pak që folëm na bindi për të vazhduar përpara. Kam folur edhe me lojtarët, ata kanë dëshirë për të dhënë më të mirën dhe për të lënë pas krahëve situatën e vështirë, ata do të japin maksimumin.

Unë e njoh prej kohësh Dinamon, e kam ndjekur ekipin, kemi miq të përbashkët me presidentin. Nuk na u desh shumë për të rënë dakord, dhe sot ja ku jam këtu. Pranova të jem këtu, pasi kam dëshirë të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Kam shumë besim se do të bëjmë mirë.

Çfarë duhet të ndryshojmë? Rezultatet, kjo ka rëndësi në futboll. Duhet të ndryshojmë edhe qasjen tonë. I thashë lojtarëve që ne bëjmë punën më të bukur në botë, por duhet të fitojmë, përndryshe fillojnë shkarkimet e trajnerëve dhe situata bëhet stresuese. Lojtarët duhet të marrin edhe përgjegjësitë e tyre, nuk është vetëm faji i trajnerëve të mëparshëm.

Janë 11 ndeshje, janë shumë pikë në lojë. Jemi këtu për të tentuar zgjidhjen e problemeve dhe për të rikthyer klubin në majë. Por në fillim duhet të shpëtojmë. Na presin 11 finale. Këto janë motivet që duhet të kemi çdo ditë.

Unë mendoj se do të kem një rrugëtim tjetër krahasuar me Morieron. Kam 10 vjet që punoj jashtë Italisë dhe tentoj të ndjek të gjithë kampionatet. Duke bërë edhe ndeshje në Europa League e njoh mentalitetin dhe realitetin në Shqipëri apo Kroaci.

Në skuadër është Ibraimi, një lojtar i rëndësishëm, ai ishte te Maribori kur drejtoja Koper në Slloveni, e njoh kualitetin e tij. Djemve u them që të fokusohemi te ndeshja e së shtunës dhe të bëjmë maksimumin. Sot jemi mbrapa, duhet të rikuperojmë pikët. Do të jemi në një proces rritje.

Në jetën time kam mësuar t’i respektoj të gjithë. Luaja si futbollist përballë emrave si Maradona, Gullit dhe Van Basten. Çfarë do të thotë kjo, se nuk duhet të dalim në fushë? Nuk do zbresim në fushë si humbës. Kemi respekt për Tiranën, ata kanë një grup të mirë, por e përsëris: kam respekt dhe jo frikë”, deklaroi Vanoli.

Tags: DinamoVanoli

të fundit

Marc Casado në largim nga Barcelona, katër klube evropiane pas mesfushorit

Barcelona e ka nxjerrë në shitje Marc Casadon. Pasi u konfirmua se ai nuk është në planet e trajnerit Hansi…

4 minutes ago

Kurti: 37 milionë euro për banim social në 21 komuna të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar sot projektin për banim social adekuat në Kosovë, për të cilin janë siguruar…

4 minutes ago

Skënder Zogaj ngre dyshime për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe i drejtohet Xhavit Halitit: Pse heshtët nëse ishit i pafajshëm?

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është…

5 minutes ago

Zbulime të reja nën formacionin e Ararati: Skanimet ngrenë dyshime për Arkën e Noas

Formacioni misterioz gjeologjik në formën e një varke, në malet e Turqisë lindore, është konsideruar prej shumë kohësh më tepër…

16 minutes ago

MLS gjobit Lionel Messin pas përplasjes fizike me kundërshtarin

Major League Soccer (MLS) ka gjobitur sulmuesin e Inter Miami, Lionel Messi, dhe mbrojtësin Ian Fray, me shuma të pazbuluara,…

28 minutes ago

QMK: 27 zjarre të evidentuara në 24 orët e fundit, nëntë ende aktive

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, nga të cilat nëntë janë aktive, dy janë…

30 minutes ago