Categories: sport

Van Dijk feston ndeshjen e 100-të me Holandën: “Jam shumë mirënjohës ndaj familjes sime

Virgil van Dijk e shënoi paraqitjen e tij të 100-të me Përfaqësuesen e Holandës në një mbrëmje të paharrueshme, teksa skuadra triumfoi 2-1 ndaj Serbisë në Eindhoven.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Liverpoolit u bë futbollisti i 11-të holandez që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me kombëtaren. Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi nuk i fshehu emocionet për këtë arritje të rëndësishme.

“Ishte një mbrëmje tepër speciale dhe një moment historik për të cilin ndihem krenar. Pak më herët, në dhomën e zhveshjes, e pata të vështirë ta përmbaja veten. Jam shumë emocional… Mbi të gjitha, i jam mirënjohës familjes sime, e cila ishte këtu sonte”, tha Van Dijk për NOS.

Rrugëtimi i 35-vjeçarit me Holandën ka qenë i gjatë dhe është shoqëruar edhe me një mungesë rreth njëvjeçare, si pasojë e dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar.

Van Dijk ka bërë të ditur se kjo dëmtim ndikoi në shanset e tij për t’iu afruar rekordit të Wesley Sneijderit. Ky i fundit kryeson listën e futbollistëve holandezë me më shumë paraqitje, me 134 ndeshje.

Pavarësisht kësaj, mbrojtësi veteran ka zgjedhur të vijojë angazhimin me kombëtaren deri në Kampionatin Evropian 2028, me synimin për të rritur më tej numrin e ndeshjeve të tij.

Trajneri Xavi Hernandez e veçoi rëndësinë e Van Dijkut për ekipin, duke e përshkruar si një figurë udhëheqëse brenda skuadrës.

“Virgil është një shembull. Që nga momenti kur e kam njohur, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm te paraqitja individuale, por shtrihet edhe në të gjithë ekipin. Virgil është një lider i vërtetë dhe jam shumë krenar që jam trajneri i tij”, u shpreh Hernandez.

Me arritjen e 100 ndeshjeve, Van Dijk ka hyrë tashmë në radhët e legjendave të futbollit holandez.

të fundit

Pse vezët e gjelit të detit mbeten jashtë rafteve të supermarketeve?

Në SHBA, gjeli i detit është pjata kryesore e Ditës së Falënderimeve, ndërsa vezët e tij rrallë gjenden në supermarkete.…

8 minutes ago

Gratë dhe të rinjtë në SHBA ndihen më të gatshëm për përballimin e krizave

Përgatitja për katastrofa shpesh përfytyrohet si puna e burrave të moshuar që mbushin bunkerët me ushqime të konservuara dhe ujë.…

9 minutes ago

Përqafimi i lopëve Highland, eksperienca e re për çlodhje në fermat britanike

Me qimet e gjata dhe brirët e harkuar, lopët e racës skoceze Highland po tërheqin vizitorë në fermat britanike. Disa…

9 minutes ago

Fundi i një epoke në Bjellorusi, BATE Borisov bie nga elita pas 15 titujsh kampionë

Një nga klubet më të famshme në Evropën Lindore, BATE Borisov, ka përjetuar momentin më të vështirë në historinë e…

18 minutes ago

ESHS: 103,177 employed people in North Macedonia work in the informal sector

Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal, pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta formale…

36 minutes ago

VIDEO/ November 28 protest, police use water cannon against media, journalist and cameraman fall to the ground

Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku autoboti i policisë ka…

36 minutes ago