Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Dukagjinin”, ka treguar hapat e parë të karrierës së tij. Ai rrëfen se rrugëtimin si futbollist e ka nisur te moshat e Chelseat.
Por Berisha “shtang” kur tregon se ka patur oferta nga ekipe me emër si Manchester City apo Aston Villa, por të dyja këto oferta janë refuzuar nga shqiptari. Ky i fundit tregon se arsyeja e refuzimit, ishte sepse në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç dhe e kishte të vështirë shkëputjen nga familja aq i vogël.
“Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam shkuar në prova kur kam qenë 14 vjeç. Kam qenë edhe në Aston Villa dhe Manchester City. Këto dy të fundit më kanë dhënë një ofertë shumë të mirë për moshën që kam pasur. Më kanë ofruar edhe studime. Por e kam ndjerë veten shumë të ri për t’u larguar nga familja në atë moshë dhe për të jetuar vetëm. Kam pasur një familje që e ka këqyrur shumë aspektin e edukimit. Këto kanë qenë arsyet që kam qendruar në Norvegji. 14 vjeç je ende fëmijë”, është shprehur 30-vjeçari. /newsport.al/
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin…
Këtë të mërkurë, një aksident me vdekje është regjistruar në Belsh, ku një e moshuar humbi jetën. Sipas inofrmacioneve policore,…
Këtë të mërkurë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e…
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit…
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç…
Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i…