Mathieu Valbuena, megjithë problemet e tij ligjore në të kaluarën me francezin Karim Benzema, nuk mban mëri kundër sulmuesit të Real Madridit dhe e pranon se numri 9 meriton të fitojë Topin e Artë 2022.
Rasti i filmimit seksual të të dyve u vu plotësisht vetëm së fundmi, me Benzema që hoqi dorë nga apeli vetëm javën e kaluar.
“Do të ishte e pandershme të thuash se Benzema nuk e meriton Topin e Artë”, tha Valbuena për “RMC”.
“Po, ai e meriton. Unë mund të flas objektivisht në një nivel sportiv dhe mund ta bëj me kënaqësi. Nuk ka asnjë problem”.
Në sezonin 2021/22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 46 paraqitje, një shifër shumë e respektueshme dhe një që e bën atë favorit për t’u dhënë Topi i Artë 2022 në Paris më 17 tetor. Valbuena ka deklaruar gjithashtu se nuk ka mëri për ish-shokun e skuadrës për skandalin.
“Nuk mbaj fare inat dhe gjithmonë kam thënë atë që kam për të thënë”, ka thënë Valbuena.
“Ishte një kohë e vështirë, por një kohë nga e cila munda të shërohesha. Tani secili shkon në rrugën e vet.”
Benzema u shpall fajtor për këtë çështje dhe u dënua me një vit burg me kusht, të cilin do ta vuante në rast të përsëritjes së veprës penale. Ai është dënuar edhe me 75 mijë euro./ h.ll/albeu.com
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…