sport

Uzuni e Cikalleshi, “më të mirët”, dy sulmuesit shënuesit kryesorë “Kuqezinj” në 2023

Kombëtarja shqiptare më në fund ka mjaft sulmues të rëndësishëm, por dy prej tyre mund të veçohen dhe këta janë Myrto Uzuni e Sokol Cikalleshi.

Ndërsa bëhet bilanci i këtij viti, kjo dyshe shpallet më më e mira për numrin e golave të shënuar në 2023.

Uzuni e nisi janarin në Ligën e Dytë të Spanjës ku edhe fitoi Këpucën e Artë në fund të sezonit me 23 rrjeta.

Në total, në 2023, ai ka 17 gola, nga të cilët 12 në ligën e dytë, dhe 5 këtë edicion në La Liga, pra në elitën e futbollit spanjoll.

Edhe pse nuk mund të fitojë Këpucën e Artë në një nivel të tillë, sërish 5 golat në La Liga nuk janë aspak për t’u hedhur poshtë, aq më tepër që luan me një ekip modest si Granada.

Cikalleshi nuk mbetet më poshtë, edhe pse luan në një kampionat më pak të fortë.

Sulmuesi kavajas pati po 17 gola në 2023, realizuar në elitën e Arabisë Saudite dhe të Turqisë.

Veterani kuqezi pati 9 gola në Ligën Profesioniste Saudite dhe deri tani ka 8 në Super Ligën turke.

Kjo dyshe ndiqet nga shumë pranë prej sulmuesit tjetër të kombëtares, Taulant Seferi.

Ish-ylli I Tiranës realizoi 9 herë në Premier Ligën e Ukrainës dhe shtoi 6 rrjeta për ekipin e tij, Banias, në Ligën Pro të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke pasur një gol edhe në Kupë.

Në total, ai ka shënuar 16 herë, ndërsa sulmuesit e tjerë të njohur kuqezinj si Broja e Manaj patën probleme këtë vit. /abcnews.al

të fundit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja e rrëzoi, Rama nuk ndalet: Do të ndërhyjmë në legjislacion, asnjë urgjencë për imunitetin

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një mbledhjen me Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas vendimit të fundit të…

19 minutes ago

Bianca Censori zbulon ‘dhuratën më të mirë’ që ka marrë ndonjëherë nga Kanye West

Biance Censori ka ndarë një informacion rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin Kanye West. Arkitektja australiane u martua me reperin…

22 minutes ago

E rëndë në Greqi/ 2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje kritike për jetën, arrestohet babai shqiptar, prindërit gënjyen për…

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kalitheas, në Greqi, ku një vajzë 2-vjeçare ra…

24 minutes ago

Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën…

37 minutes ago

I doli emri në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të hënë, biznesmeni Ram Geci, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK,…

53 minutes ago

Bad Bunny ndez Super Bowl-in me mesazh për emigrantët, Trump shpërthen: Shfaqja më e shëmtuar ndonjëherë

“Mirë se vini në Amerikën e Benito Bowl”. Pritja ka marrë fund: ai që pushtoi skenën e Super Bowl LX…

53 minutes ago