Erling Haaland ka folur me tone shumë pozitive për Brazilin në prag të ndeshjes që do të vendosë fatin e dy përfaqësueseve në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026.
None found
Ylli i Norvegjisë dhe i Manchester Cityt vlerësoi pa kursim pesë herë kampionët e botës, duke vënë në pah traditën e jashtëzakonshme të futbollit brazilian dhe emrat e mëdhenj që ky shtet i ka dhënë sportit ndër vite.
Të dielën, Norvegjia dhe Brazili do të zbresin në fushë në “New York New Jersey Stadium”, në atë që konsiderohet një nga përballjet më tërheqëse të fazës me eliminim direkt të Botërorit, ndërsa vetë Haaland e cilësoi këtë si një takim të veçantë për të.
“Brazili është një skuadër që e admiron që nga fëmijëria. Për aq kohë sa më kujtohet, me të gjithë lojtarët fantastikë që kanë pasur, të luash kundër Brazilit do të jetë diçka e veçantë dhe e pabesueshme”.
“Është një vend i bukur dhe i mrekullueshëm. Do të jetë fantastike. Nëse je Brazili, mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, sepse ky është Brazili”.
Gjatë deklaratave të tij, sulmuesi norvegjez u ngacmua edhe për një mesazh të mundshëm drejt tifozëve brazilianë, sidomos duke pasur parasysh se di disa fjalë në portugalisht.
“Unë e dua Brazilin!”, u përgjigj Haaland me entuziazëm.
Tani mbetet për t’u parë nëse kjo simpati e madhe e sulmuesit të Norvegjisë për Brazilin do të mbetet e njëjtë edhe pas sfidës së së dielës, kur të dyja skuadrat do të përballen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026./
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Tre muaj burg për 19-vjeçarin në Kumanovë, nxori flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së. Gjykata Themelore e Kumanovës ka dënuar…
Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me…
Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës,…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…