Categories: sport

Umejiego shkëlqen ndaj Vllaznisë: Superliga është një sfidë e re, por po përshtatem çdo ndeshje

Teuta triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Vllaznisë, në përballjen e javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, autori i golit të parë, Mmesoma Umejiego, i cili u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”, foli për paraqitjen e tij dhe gjendjen fizike.

Të lidhura

None found

“E vlerësoj shumë këtë çmim. Te Teuta ndihem mirë dhe besoj se e gjithë skuadra po ecën përpara çdo ditë. Përpara se të vija këtu, kisha qëndruar 6 muaj pa luajtur te Apolonia, ndaj rikthimi ka qenë gradual. Tashmë kam nisur të aktivizohem dhe kjo më bën të ndihem mirë. Kisha edhe probleme me kontratën, por tani po luaj”, u shpreh Umejiego.

Futbollisti pranoi se aktivizimi në elitën e futbollit shqiptar përbën një eksperiencë të re për të, megjithatë tha se po përshtatet me ritmin e ndeshjeve dhe synon të japë më shumë për ekipin.

“Nuk është e lehtë, pasi kjo është hera ime e parë në Superiore. Megjithatë, po mësohem me ndeshjet dhe po bëhem më mirë. Shpresoj të kontribuoj edhe më shumë për skuadrën”, deklaroi ai.

Umejiego theksoi gjithashtu se ende nuk ka arritur formën e tij të plotë fizike, duke vlerësuar besimin e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës.

“Mendoj se jam rreth 75% të gjendjes sime fizike. Nuk kam qenë në nivelin më të mirë dhe besoj se mund të jap akoma më shumë. Falënderoj ekipin dhe trajnerin që kanë besuar tek unë. Duke pasur parasysh situatën nga e cila vija, ky besim është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo është e gjitha”, përfundoi Umejiego.

të fundit

GOLI EPIKË I ASANIT! Lojtari i Kombëtares shënon me mjeshtëri dhe “i përgjigjet” Maranit

Jasir AsaniJasir Asani nuk di të ndalet [...]Read More...

12 seconds ago

“Hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, Rezart Veleshnja shpërthen ndaj Salsano Rrapit: Për ty s’e rr*an njeri

Rezart Veleshnja ka reaguar ashpër ndaj Salsano Rrapit pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i spektaklit të humorit…

4 minutes ago

Konjufca para Forumit 2000 në Pragë: Kosova, shembull i gjallë i arritjeve të partneritetit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të…

5 minutes ago

Ndau në rrjete pamje nga mbrëmja argëtuese mes miqve, pak orë më vonë yllja e reality show-ve humb jetën nga plumbat

Një yll i reality show-ve në SHBA është vrarë me armë zjarri në moshën 29-vjeçare, në qendër të Oakland, Kaliforni,…

5 minutes ago

Edonisa Aliu del publikisht pas konfrontimit me Liridon Lecin: Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë

Edonisa Aliu ka reaguar publikisht pas incidentit të raportuar pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, ku ajo pretendon se është…

5 minutes ago

Pastrimi i Shkupit rifillon të mërkurën në mbi 50 pika të qytetit

Të mërkurën në orën 11:00, do të vazhdojë aksioni i pastrimit të Shkupit, njoftoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgievski. Aksioni,…

6 minutes ago