Milan pret në mbrëmjen e sotme në San Siro Paris Saint-Germain, ndeshje e raundit të katërt në Champions League.
Por, duket sikur sfida ka nisur më herët, të paktën për ultrasit. Kanë qenë ata të Milanit të cilët të shumtë në numër kanë sulmuar gjatë natës tifozët e PSG të mbërritur në Itali në mbështetje të skuadrës së zemrës.
Helmeta, thika, flakadanë dhe tymues të shumtë në përleshjen mes palëve teksa policia është munduar të vendosë rregull.
Mirëpo, në bilancin përfundimtar mediat italiane bëjnë të ditur se është plagosur rëndë një tifoz i Parisit i goditur me thikë, ndërsa po ashtu të plagosur nga përleshjet kanë mbetur edhe dy policë.
Një prej tyre është më rëndë pasi u godit me thikë, me autorin që ka përfunduar pas hekurave./albeu.com
Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shijak, ku mbeti i…
Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të…
Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, ka shkaktuar kaos dhe paqartësi institucionale, teksa 55 punonjësit e mbështetur edhe nga zv/drejtori i…
Një prej debateve te Prime-it te sotem ishte dhe ai mes Inës dhe Stenaldos, me këtë të fundit që u…
Deputeti socialist Erion Braçe, ka shprehur shqetësimin e tij për votimin e ndryshimeve në Kodin penal gjatë seancës maratonë të…