Pas shortit të zhvilluar sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, dy skuadrat shqiptare të futbollit të vajzave, Vllaznia kampione dhe Apolonia, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në UEFA Women’s Champions League.
Vllaznia, kampionia e Shqipërisë, do të garojë në mini-turneun 6 të raundit të dytë të këtij kompeticioni. Në gjysmëfinale, ekipi shkodran do të luajë ndaj skuadrës që do të triumfojë në mini-turneun 5 të raundit të parë, ku marrin pjesë Flora (Estoni), Spartak Myjava (Sllovaki) dhe Mġarr United (Maltë).
None found
Në gjysmëfinalen tjetër të mini-turneut 6, Apollon Ladies (Qipro) do të përballet me fituesen e mini-turneut 4, ku janë të përfshira Czarni Sosnowiec (Poloni), Athlone Town (Irlandë), WFC Nike (Gjeorgji) dhe Skopje 2014 (Maqedonia e Veriut).
Ndërkohë, Apolonia do të marrë pjesë në mini-turneun 2, ku në gjysmëfinale e pret një duel me skuadrën suedeze Hammarby, një prej emrave më të njohur të futbollit të vajzave në Europë.
Gjysmëfinalet e mini-turneve janë caktuar për datën 5 gusht, ndërsa finalet do të zhvillohen më 8 gusht. Ekipet që do të fitojnë secilin mini-turne do të avancojnë në fazën pasuese të UEFA Women’s Champions League.
Prania e KFF Vllaznisë dhe Apolonisë në kompeticionin më prestigjioz europian për klube në futbollin e vajzave konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për futbollin shqiptar, duke dëshmuar ecurinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të këtij sektori gjatë viteve të fundit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…