UEFA ka nisur një hetim ndaj FSHF-së për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, por edhe ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Pas ndeshjes me Kroacinë, sulmuesi bëri një festim ku gjithashtu ka ofenduar dhe sharë shtetin maqedonas.
Reagimi i Dakut ka ardhur menjëherë, i cili në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:
“Përshëndetje të gjithëve
Së pari dua të jem falënderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.
Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.
Me respekt,
Mirlind Daku”.
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka marrë vendin e katërt për më shumë fitore në historinë e Ligës së Kampionëve.Nën drejtimin…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e enjte) seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, me pesë pika në…
Një gjyqtar në shtetin amerikan të New Mexico-s ka urdhëruar kompaninë mëmë të Facebook-ut, Meta, të paguajë 25 miliardë dollarë…
Julian Nagelsmann është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Michael Carrickun në postin e trajnerit të Manchester…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa liderëve të huaj për protestat dhe trazirat që kanë…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet me 80.2 lekë dhe shitet me 81.2 lekë. Euro, blihet me 90.3 lekë…